Kompania publike Albpetrol do të shesë 31 mijë ton naftë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Albpetrol, kompania publike e nxjerrjes së naftës në vend ka njoftuar shpalljen e një ankandi për të shitur 31 mijë tonë naftë. Ky është ankandi i parë i këtij viti dhe sasia e naftës i përket prodhimit të bërë vitin e shkuar në pjesën më të madhe të tij. Ky ankand vjen pas atij të majit të vitit të shkuar kur kompania nxorri në shitje 75 mijë tonë naftë për të cilën arkëtoi rreth 30 milionë dollarë nga kompania “Al Global Oil” oferta e së cilës u shpall fitues. Albpetroli  zhvillon aktivitetin e nxjerrjes së naftës në vendburimet Ballsh-Hekal, Kuçovë, pjesën Jugore të vendburimit Patos –Marinëz, Karbunarë , Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul dhe Amonicë.

Lidhur me ankandin e ri Albpetrol bëri me dije se kompanitë e interesuara duhet të dorëzojnë ofertat deri në datë 6 shkurt ndërkohë që duhet të kenë parasysh kushtet e caktuara lidhur me ofertën e ankandit. Kështu çmimi minimal fillestar për njësi është: 75.37 % e Çmimit Brent + K. Në pikat e lëvrimit: Çmimi minimal fillestar për njësi është: 75.37 % e Çmimit Brent – 2.49 USD/bbl + K.

Sipas shpjegimit  75.37 % është koefiçenti i cili përfaqëson karakteristikat mesatare të naftës (pesha specifike, aciditeti i naftes, % e squfurit). Brent është çmimi në USD/bbl i Brent i Platts, i publikuar në Buletinin e Prokurimit Publik. Ndërsa 2.49 USD/bbl kosto mesatare totale (transport, magazinim, stokim, analizim produkti, sigurim). Në finale  K- eshte vlera USD/bbl e ofruar nga ofertuesi mbi çmimin minimal të shitjes të përllogaritur nga formula (K≥0).

Vendndodhja e naftës brut: Albpetrol sha Patos: Në pikat e lëvrimit Stacioni Usoje, Stacioni Visoke, Stacioni Gorisht, Stacioni Zharrëz, Stacioni Kuçovë, Stacioni Amonicë. Sot Albpetrol ushtron aktivitetin e vet si kompani prodhimi në 11 vendburime nafte dhe 6 gazi natyror. Në shumë prej tyre sot, Albpetrol është partner me kompani private koncesionare për zhvillimin e këtyre aseteve.

Lexo edhe :  Ekonomia e minimalizmit, si shqiptarët po e ndryshojnë rrënjësisht mënyrën si shpenzojnë

Në aspektin e përfitimeve për prodhimin e puseve, Albpetrol përfiton pjesën për puset që merret në dorezim nga koncesionari, 70% të prodhimit mesatar të 6 muajve të fundit para marrjes të tyre në dorëzim, me rënie 10 -15 % në vit. Kompania Albpetrol administron vetë aktualisht  1.260 puse aktivë që prodhojnë naftë me një prodhim ditor rreth 280 ton.

 

Të fundit

I vihen prangat Senatorit Amerikan/ Nxirret me dhunë jashtë konferencës, çfarë ndodhi?

“Ai u përpoq t’i bënte një pyetje sekretares dhe u largua me forcë nga agjentët federalë, u detyrua të...

A do kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet Shehaj

Në një analizë mbi mundësitë e opozitës në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, Agron Shehaj u pyet në  një studio televizive nëse janë mundësitë...

Italia fali zyrtarisht atentatorin turk të Papës

  Në vitin 2000, kur Italia fali zyrtarisht Ali Mehmet Agcën, atentatorin turk që kishte qëlluar Papa Gjon Palin II në Sheshin e Shën Pjetrit...

Humbi fluturimin e ‘Air India’ për shkak të trafikut, rrëfehet gruaja: Ndihem me fat

Një grua ka shpëtuar për pak nga tragjedia pasi humbi avionin Air India AI171 vetëm 10 minuta para nisjes, një fluturim që përfundoi në...

Rrëzohet në banesë 43-vjeçari në Pogradec, humb jetën në vend

Një 43 vjeçar është rrëzuar në banesë dhe ka humbur jetën në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 1 të qytetit. Ambulanca ka shkuar në vendin...

Lajme të tjera

Web TV