“One” kompania telefonike që lë në baltë klientët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“One” është një nga kompanitë që pretendon se ofron shërbimin më të mirë për klientët, por ndonëse emri i saj e prezanton atë si të parën, cilësia e rendit atë nga fundi. Kjo pasi nuk kanë qenë të pakta rastet kur kjo kompani jo vetëm ka dështuar të bëjë detyrën më të thjeshtë, të sigurojë shërbim të qëndrueshëm interneti tek klientët e saj, por e ka bërë këtë gjë edhe pa dhënë asnjë arsye. Rasti më i fundit është në momentin që flasim, pasi kjo kompani momentalisht nuk ka shërbim interneti për klientët.

Prej më shumë se një ore, ky problem ka bezidsur klientët dhe ajo që i ‘vë vulën’ është fakti qe nga vetë kompania nuk ka asnjë sqarim. Qytetarët, të shqetësuar nga ky problem, janë drejtuar edhe drejt pikave të ndryshme të “One” për të kërkuar sqarime, por ajo që kanë dëgjuar dhe shpjegimi i vetëm që u është dhenë është se ka rënë sistemi. E çuditshme që nga problemet e sistemit, preket vetëm kompania e pafat “One”, por mesa duket kjo nuk i shqetëson aspak ata, pasi nëse do ta vrisnin mendjen për problemin e qytetarëve, do ta kishin ‘vënë ujin në zjarr’ duke tentuar zgjidhjen e këtij problemi të përsëritur.

Numri i vendosur në dispozicion nga kompania për shërbimin ndaj klientit, 142 nuk përgjigjet për të degjuar ankesën e qytetarëve për problemin në fjalë. Por për çfarë quhet shërbimi ndaj klientit, kur vetëm shërbim nuk ka për klientin? Qytetarët bëjnë sforco ekonomike duke blerë paketat me minuta dhe internet, që për hir të së vërtëtës kanë shifra stratosferike në krahasim me vendet e tjera të botës dhe ajo çfarë marrin është shërbimi kaq i dobët i kësaj kompanie dhe indiferentizmi i saj ndaj shqetësimeve të tyre. Dhe kështu sikurse ndodhi sot, ka ndodhur jo pak herë edhe në të kaluarën e afërt.

Lexo edhe :  Pushuesi nga Maqedonia e Veriut ndërron jetë në plazhin e Durrësit

Mjafton të kujtoni ditën e ndërrimit të viteve, kur ndoshta ngarkesa e rrjetit është disi e justifikueshme, por edhe në këtë rast “One” ja doli që të ishte e para, për shërbimin e dobët. Nëse të gjitha kompanitë vijuan të ofronin shërbimin e internetit për qytetarët, “One” u kujdes që shumë prej klientëve të saj ta kalonin natën e ndërrimit të viteve pa internet për orë të tëra. Ndoshta ky ishte një rast feste dhe nuk është se u ka prishur aq shumë punë qytetarëve të cilët mbase thjesht kanë uruar njëri-tjetrin me vonesë, por ajo që është e trishtë është fakti që nga këto probleme penalizohen edhe qytetarë që kanë nevojë për ndihmë ose për emergjenca dhe pikërisht në ato raste kompania që ata i kanë besuar, i ka lënë në baltë. Në ditët e sotme nuk është nevoja të flasësh për rëndësinë e internetit në telefon, pasi dihet që është e vështirë të gjesh qytetarët pa smartphone në duar. Por ajo për çfarë duhet diskutuar janë qytetarët që brenda këtyre smarphonëve, mbajnë kartën sim “One” dhe kur ata kërkojnë të zgjidhin hallet përmes celularit, “One” në vend që t’i ndihmojë, shtohet tek lista e problemeve të tyre!

Të fundit

“Na ke sjellë një shishe ujë tepër”/ Ish-shefi i qarkullimit të Vlorës dhunon kamerierin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet e një hoteli në zonën e Skelës, Vlorë, ku një kamarier...

“Berishën e pret burgu i përjetshëm”/ Avokati: “21 janari” është kopsitur dhe faktuar

Avokati Idajet Beqiri, tha se shtetit i së drejtës në Shqipëri nuk po funksionon siç duhet pasi sipas tij po bën goditje selektive. Ai...

Arrestohet autori i zjarrit në Shetel të Shijakut

Policia ka njoftuar ditën e sotme se është bërë i mundur arrestimi i autorit të dyshuar të zjarrit që përfshiu një sipërfaqe të pyllëzuar...

Fundi i një shpirttrazimi: Vincent van Gogh qëllon veten, vdes dy ditë më pas

27 korrik 1890 Leonard Veizi Në muzgjet e fundkorrikut 1890, fusha të arta me grurë përkundeshin nën erën e Auvers-sur-Oise, si të shkundura nga një...

Jashtë kontrollit zjarri në Borsh, turistët dhe banorët në panik!

Borshi po përballet me një situatë shumë problematike për shkak të zjarrit që ka dalë jashtë kontrollit. Ndërhyrjet po bëhen si nga toka, ashtu edhe...

Lajme të tjera

Web TV