Nuk mori asnjë mandat/ Nard Ndoka: Heq dorë nga drejtimi i PDK-së, i besova verbërisht Bashës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nard Ndoka në një dalje televizive ditën e sotme ka deklaruar se do të heqë dorë nga drejtimi i Partisë Demokristiane pasi kjo e fundit nuk arriti që të siguronte asnjë mandat në zgjedhjet e 25 prillit.

“Unë e konsideroj mision të mbyllur, pasi i besova verbërisht Bashës. Edhe nëse opozita do të ishte fituese, prapë do ta bëja. Në shtator-tetor do mblidhet kongresi dhe do të zgjidhet kryetari i ri,” tha Ndoka.

Gjithashtu, ai ka bërë përgjegjës kreun e PD-së Lulzim Basha për humbjen e zgjedhjeve ndërsa shtoi se një ndër gabimet ishte mos dalja në koalicion me LSI-në.

“I besova të ardhmen e PDK-së Bashës dhe kjo është e pafalshme për mua. Faji është imi, sepse i besova verbërisht Lulzim Bashës. Një ndër gabimet ishte mos dalja në një koalicion me LSI-në. Ky është dëmi më i madh që iu bë opozitën, frymës, duke na penalizuar në raport me një kundërshtar që nuk po garonte me programe me ide, po me njerëz të lidhur me krimin, duke blerë vota.”

Në këto zgjedhje, Nard Ndoka mundi të fitonte vetëm 228 vota preferenciale.

Të fundit

I morën me dhunë 1 mijë euro 35 vjeçarit, arrestohet njëri nga autorët, tjetri në kërkim

Një 22 vjeçar është arrestuar ndërsa një 23 vjeçar është shpallur në kërkim për grabitje. Sipas policisë, dy të rinjtë...

Akuzohet për vrasje në Itali, arrestohet 30-vjeçari me dy mbiemra në Fier

Policia ka vendosur në pranga 30-vjeçarin Dhimitraq Xhoku alias Hoxhara, i cili akuzohet se ka vrarë një person në Itali. I riu, banues në Levan, u vendos në...

“Emily shqipen e flet pak, por…”- Ilir Shaqiri rrëfen në podkastin me kryeministrin Rama

Balerini i njohur Ilir Shaqiri, në një intervistë në podkastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama, ka folur për vajzën e tij të vetme, Emily. Balerini...

Këmbimi valutor 1 shkurt/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 95.2 lekë dhe do shitet me 96.6 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do...

Sot Kuvendi Kombëtar i Rinisë Socialiste, Rama ndan mesazhin e dy të rinjve

Në Pallatin e Kongreseve sot do të zhvillohet Kuvendi Kombëtar i Rinisë Socialiste. Kryeministri Rama ka postuar dje (31 janar) një video në rrjetet sociale,...

Lajme të tjera

Web TV