Pashkët Orthodhokse, si kremtohet Ringjallja e Jezusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Festa e Pashkëve të krishtera është e lëvizshme, vendoset çdo vit të dielën pasuese, të parën hënë të plotë pas baraznatëstë pranverës 

Pashkët janë kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Orthodhokse dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.

Festa e Pashkëve

Ka shumë hamendje mbi vitin e vdekjes së Jezusit. Festa e Pashkëve të krishtera është e lëvizshme, vendoset çdo vit të dielën pasuese, të parën hënë të plotë pas baraznatës (ekuinoksit) të pranverës (21 marsi). Ky sistem u fiksua përfundimisht në qv. e VI. Në lashtësi mund të kishte përdorime të ndryshme vendore mbi ndjekjen e datës, sidoqoftë të gjitha të lidhura me njehsimin e pashkëve hebraike. Në veçanti disa kisha të Azisë ndiqnin traditën e festimit të pashkëve në të njëjtën ditë me ato hebraike, pa përfillur të dielën.

Pas orës 00.00 të gjithë besimtarët e krishterë kremtojnë Pashkët, simbolin e ringjalles së Jezu Krishtit, i cili u kryqëzua për mëkatet e njerëzimit. Festimet e kësaj dite nisin me meshën e madhe të së shtunës mbrëma dhe me drekën tradicionale të së dielës. Urimet për më shumë begati dhe “dritë” në zemrat e besimtarëve nuk mund t’i mungojnë kësaj feste. “Krishti u ngjall, vërtet u ngjall”, është “refreni” i kësaj dite festive i cili shprehet njëzëri nga të gjithë besimtarët duke trokitur vezën e kuqe të Pashkëve.

Vezët e kuqe  

Janë simbol i lindjes dhe rrjedhimisht i kalimit në një jetë të re. Sipas traditës, zogu që del nga lëvozhga është një metaforë që përshkruan Jezusin në aktin e zbulimit të Varrit në kohën e Ringjalljes. Vezët që nga kohët e lashta, me formën e tyre të përsosur, janë simbol i bashkimit të tokës dhe qiellit ose të katër elementeve (ujë, ajër, tokë, zjarr). Si një guaskë që mishëron jetën, janë shenjë e rilindjes së pranverës: vezët rishfaqen në tryezë në ditën e Pashkëve pas periudhës së pendesës Kreshmore. Zakoni i sjelljes së vezëve artificiale si një dhuratë daton në Mesjetë dhe në klasat fisnike: përdoreshin materiale të çmuara si ari dhe argjendi, ndërsa vezët e para me surpriza brenda janë krijuar nga argjendi francez Peter Carl Fabergé në fund të shekulli të XIX të porositura nga carët të Rusisë.

Lexo edhe :  “Dead Ringers”, një udhëtim i errët në labirintin e ndërgjegjes

Vezët e çokollatës u shpikën në vend në mes të shekullit të XVIII nga shefët e çokollatave të Francës dhe Gjermanisë. Në fillim vezët ishin plot, me përpunimin e teknikës së përpunimit, u bënë të zbrazura, për të fshehur brenda një surprize. 

Çfarë hamë dhe nuk hamë:

Nuk lejohen përdorimi i mishit dhe i produkteve të tij, as i peshkut, bulmetit, vezës, por hahen perimet, zarzavatet, frutat, frutat e detit, gatime e produkte brumërash, vera dhe vaji (pёrdorimi apo privimi i vajit e verёs varet nga udhёzimet e atit shpirtёror).

E Hёna, e Marta, e Mёrkura e javёs sё parё tё fillimit tё kёsaj kreshme, quhen tё bardhё sepse nuk hahet dhe nuk pihet. Ky privim i fortё bёhet edhe tё Premten e Madhe (tё premten e Javёs sё Madhe para Pashkёs). Pёr kёtё lloj privimi nё kёto ditё nevojitet biseda paraprake me atin shpirtёror (priftit ku rrëfehemi), duke ditur larminё e madhe tё mundёsive, kushteve, vёshtirёsive e faktorёve të ndryshёm tё besimtarёve dhe jetёs sё tyre. Në këto 3 ditë të para, në pamundësi për ta mbajtur kaq të fortë, atëherë mund të konsumohen ushqime apo gatime pa vaj.

Të Shtunave dhe të Dielave gjatë Kreshmës së Madhe, me përjashtim të së Shtunës së Madhe (që është kreshmë e fortë) mund të përdorim vaj dhe verë (edhe pёr kёtё veprojmё sipas udhёzimeve tё atit tonё shpirtёror).

Lejohet të hahet peshk vetëm në festёn e Ungjillëzimit, dhe tё Dielёn e Palmave.

Të fundit

Milani e nis me fitore sezonin e ri dhe mposht Barin në fazën 1/32 të Kupës së Italisë

Milani ka mposhtur Barin në sfidën e vlefshme për fazën e 1/32 të Kupës së Italisë. Sfida u fitua 2 me...

Paralajmërimi i fuqishëm që Princesha Diana kishte bërë për William dhe Harryn

Harry dhe William kanë përjetuar humbjen më të madhe në gusht të vitit 1997, me vdekjen e nënës së tyre, Princeshës Diana. Edhe pse me...

Zbulohet se kur mund të martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez?

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë bashkë prej nëntë vitesh, që nga viti 2016. Influencuesja dhe futbollisti portugez kanë formuar një familje shumë të madhe,...

Zhvillohet metoda revolucionare për trajtimin e pacientëve pas atakut kardiak

Nga Enver Robelli Një grup shkencëtarësh në Zvicër nën drejtimin e profesorëve Omer Xhemali dhe Robert Katzschmann kanë krijuar një arnim kardiak të ndërtuar nga indi...

Zjarret/ 87 vatra zjarri të regjistruara në Kosovë, 8 prej tyre ende aktive

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në Kosovë bën të ditur se në gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 87 vatra zjarri. Prej tyre, 79 janë...

Lajme të tjera

Web TV