Paralajmërimi/ S&P: “Rreziqet nga PPP janë të paparashikueshme”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rreziqet që mund ti vijnë ekonomisë shqiptare nga kontratat e Partneritetit Publik Privat janë të paparashikueshme. Paralajmërimi vjen nga agjencia e vlerësimit “Standard and Poor`s”. Sa i përket financave publike, agjencia thotë së borxhi publik po bie, por se nga ana tjetër, rreziqet që burojnë nga skemat e Partneritetit Publik Privat, mbeten. Financat publike mund të vuajnë në rast se rreziqet që burojnë nga këto projekte, materializohen. Aktualisht, Shqipëria ka më shumë se 200 projekte të tilla, në infrastrukturë rrugore, energji elektrike dhe kujdesin shëndetësor. Rreziqet e mundshme nga PPP mbeten të vështira për t`u parashikuar dhe për t`u vlerësuar, thotë agjencia.

Një tjetër rrezik i madh për financat që përmendet nga agjencia është niveli i lartë i borxhit qeveritar i denominuar në valutë, gjë që bën që të jetë vulnerabël ndaj luhatjeve në kursin e këmbimit valuator. Sa i përket ekonomisë në tërësi, agjencia përmend vetëm në dy raste tërmetin e datës 26 nëntor, duke nënvizuar faktin se mund të ketë peshuar në termat reale të rritjes ekonomike si dhe sa i përket deficitit fiskal, i cili parashikohet të zgjerohet nga 1.9% bë 2019, në 2.2% këtë vit. Sa i përket projeksioneve të rritjes ekonomike, “Standard and Poor`s” është institucioni më pesimist për vitin që lamë pas, duke vlerësuar një normë rritje në vetëm 2.7%, nga 2.9% që vlerëson Banka Botërore.

Shkaktarët kryesorë të këtij zhvlerësimi, vlerësohen të jenë: efekti i energjisë, forcimi i lekut, por edhe tërmeti. Nga ana tjetër, sa i përket vitit aktual, projeksionet janë në linjë me ato të institucioneve të tjera ndërkombëtare, dhe flasin për një normë rritje pranë 3.5%, deri në vitin 2023.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV