Bie nga kati i tretë i banesës ku punonte, vdes 24-vjeçari nga Librazhdi (Emri)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 24 vjeçar nga fshati Zdrajsh në Librazhd ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në punë, paraditen e sotme në Shkup.

Burime bëjnë me dije se 24-vjeçari Mirjam Kryeziu punonte prej rreth një muaji në Maqedoni, dhe është aksidentuar dje pasdite, ndërsa sot ka ndërruar jetë në spital.

Ai është rrëzuar nga kati i tretë i një banese, duke pësuar dëmtime të rënda në trup dhe në kokë.

Edhe pse iu është nënshtruar dy operacioneve, ai nuk ka mundur që të mbijetojë, ndërkohë që pritet të dërgohet trupi i tij pranë familjes.

Ngjarja ka lënë të shokuar të gjithë familjarët e tij, ndërkohë që Kryeziu kishte vetëm një muaj, që po përpiqej të siguronte të ardhura për familjen e tij.

Të fundit

Kuvendi miraton ndryshimet ligjore, tregtarët detyrohen t’i publikojnë çmimet në ueb-faqe

Pas vendimit për kufizimin e marzhës së fitimit për 102 grupe produktesh, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar...

Debati mbi SPAK/ Meta nga burgu: ‘Vetting’ drejtësisë, ta kthejmë në shinat veneciane

TIRANË - Debatit mbi drejtësinë e re dhe SPAK-ut, ku Berisha kërkon shkrirjen e tij dhe Partia Socialiste e ka vënë  në shënjestër të kritikave...

A do të largohen serbët nga policia e ushtria e Bosnjës nëse dënohet Dodiku?

Nuk ka asnjë paralajmërim se punonjësit e Forcave të Armatosura të Bosnjë dhe Hercegovinës do të largohen nga vendet e tyre të punës nëse...

Nëse keni këtë grup gjaku, do plakeni më ngadalë se të tjerët

Ka shumë faktorë, natyrisht, që kanë qenë të lidhur me ritmet e plakjes së çdo organizmi , si trashëgues ashtu edhe mjedisor, por një...

Thyen rekordet/ Ky është filmi i ri më i shikuar në Netflix

Filmi i ri origjinal i Netflix-it, “La Dolce Villa”, është bërë komedia romantike më e shikuar në Netflix, duke arritur 19.8 milionë shikime në...

Lajme të tjera

Web TV