Tragjedi në Itali, shqiptari gjendet i varur në banesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sikur nuk mjaftojnë krimet në familje apo vrasjet për pazare, shqiptarët po i vret edhe depresioni ose krimi tjetër, që quhet vetëvrasje. Ndonëse ngjarja e rëndë vjen nga një familje shqiptare në Itali.

Në fakt Policia jonë asnjëherë nuk ka dhënë një shifër konkrete të këtyre vdekjeve brenda dhe aq më pak jashtë vendi. Sipas të dhënave nga mediet italiane mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e Potenza-s  në Picena, ku një shqiptar 59-vjeçar është gjetur i varur në banesën e tij. Alarmi është dhënë nga gruaja e tij, e cila e gjeti burrin të varur në mëngjes. Mjekët e urgjencës të mbërritur në vendngjarje nuk mundën të bënin asgjë përveçse të konstatonin vdekjen e burrit.

Gruaja, në gjendje të rëndë shoku për shkak të ngjarjes, u shtrua në spitalin e Civitanova Marche. Motivet që dërguan shqiptarin në aktin e vetëflijimit mbeten ende të panjohura, ndërsa mësohet se autoritete hetimore italiane kanë siguruar një sërë dëshmish në lidhje me shkaqet që e kanë çuar burrin në vetëvrasje. n.k/Fjala.al/

Të fundit

Tjetër çift në BBV? Aldo shpreh ndienjat e tij ndaj banores simpatike

Duket se në shtëpinë e “Big Brother Vip” po lind një histori e re “rozë”. Ditën e sotme, Aldo,...

Primaret në kaos/ Murrizi ngre alarmin: Rezultati në Tiranë po vonohet qëllimisht

Ish-deputeti i PD, Myslym Murrizi nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale theksoi se rezultati i Primareve në Tiranë po vonohet më shumë se çduhet...

Spahiu sfidon Trump: A do të jetë i butë me Putinin si me Zelenskyn

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e poshtëroi publikisht homologun e tij të Ukrainës, Zelensky. Ky është mendimi që ndan në analizën e tij...

Përfundon takimi mes presidentit ukrainas dhe Mbretin Charles

Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky pas përfundimit të Samitit në Londër me liderët europianë, udhëtoi në Sandrigrahm. Zelensky u takua me Mbretin Charles. Takimi i...

Lidhja e Shkrimtarëve të vdekur

Nga Edison Ypi I leu dikujt në zemër, ngriti muzeun “Shtëpia Kadare”. Shif rrushi-rrushin e piqu, pas tij, një tjetër, ndoshta po ai, hapi muzeun “Shtëpia...

Lajme të tjera

Web TV