Detaje horror nga ngjarja në Elbasan/ Pasi e qëlloi me automatik, ish-polici tentoi t’i priste kokën të gruas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të tjera detaje dalin në dritë nga krimi i rëndë në Elbasan, ku një ish-polic vrau me kallashnikov gruan e tij.

Ngjarja ndodhi pranë Gjykatës së Elbasanit. Gazetarja Dorjana Bezat raporton nga Elbasani për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24 se viktima, Liljana Bozo dhe Koço Bozo ishin në proces divorci, ndërsa dje kishin seancë gjyqësore, por autori nuk ishte paraqitur.

Sipas Bezatit, pasi kishin mbaruar seancën, nëna, shoqëruar nga dy djemtë e saj, më i vogli 15, ishin përballur me Koçon në dalje të gjykatës. Ky i fundit pasi ka debatuar me gruan, ka hapur zjarr ndaj saj, duke e qëlluar me kallashnikov.

Por në një moment duket se arma ishte bllokuar, ndërsa 58-vjeçari, ish-punonjës policie, ka tentuar që t’i presë gruas kokën me thikë, por është ndalur nga i biri.

Mësohet se 15-vjeçari ka marrë armën dhe ka kërcënuar babain e tij, ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë kalimtarët, dy prej të cilëve kanë mbetur të plagosur, por dhe një punonjës i sigurisë së gjykatës.

Të fundit

Plas mes Putinit dhe Vuçiçit/ Rusia zbulon “tradhtinë”: Serbët po na qëllojnë pas shpine

Inteligjenca e Rusisë ka zbuluar atë që po konsiderohet nga spiunët e Putinit “një tradhti nga Serbia dhe përpjekje...

Futbollisti shqiptar jep urimin e zemrës: Do Zoti, mposhtim Serbinë

Një takim simbolik, por me mesazhe të forta, vetëm pak ditë para ndeshjes së shumëpritur Shqipëri – Serbi. Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, ishte...

Shqiptarët të fiksuar pas ChatGPT dhe Temu!/ Dy aplikacionet “pushtojnë” Shqipërinë

Përdoruesit shqiptarë të teknologjisë po përqafojnë gjithnjë e më shumë risitë digjitale. Sipas të dhënave të fundit nga Appfigures për muajin maj, ChatGPT dhe...

“Kosova është gati për NATO!”/ Presidentja Osmani krah ushtrive në “Defender Europe 25”

Presidentja Vjosa Osmani vizitoi ushtritë e angazhuara në stërvitjen e madhe “Defender Europe 25”, ku Kosova jo vetëm që merr pjesë, por është edhe...

“Një grua tjetër ka hyrë në mes”/ Barack Obama dhe Michelle hedhin poshtë zërat

Ish-Presidenti Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle Obama, prej kohësh thuhet se kanë një krizë serioze në martesën e tyre. Edhe pse më herët...

Lajme të tjera

Web TV