Ndeshja Bylis-Vllaznia, Kapllanaj kërcënon me vetëgjyqësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vendimet e arbitrave në ndeshjen me Vllazninë, duket se kanë ngritur sërish acarimin e Presidentit të Bylisit, Besnik Kapllanajt

Në një komunikim me mediet pas mbarimit të ndeshjes së javës së 20 për Kategorinë Superiore, nga e cila skuadra e Ballshit mundi të merrte vetëm 1 pikë nga barazimi 2-2, Kapllanaj është shprehur se ka vetëm dy mënyra për ta zgjidhur këtë problem ose braktisja e kampionatit  ose vetëgjyqësia.

“Ka dy rrugë: Ose të braktisim kampionatin, ose të bëjmë vetëgjyqësi. Na e zgjidhni juve, çfarë të bëjmë? Do të na detyroni dhe neve të pëlcasim, të na pëlcasë cipa. Dhe ne jemi njerëz, kur bëhet rrugë, si çdo njeri, jemi njerëz me gjak. Padrejtësi javë pas jave“,-u shpreh kreu i Bylisit.

Më tej ai ka shtuar se gabimet në vendimet e gjyqtarëve janë duke u bërë më shqetësuese nga ndeshja në ndeshje.

“Në fund të vitit të kaluar, kam pasur një bisedë në Federatë me Jarecin, pretendoja se na mungojnë 7 penallti, më tha janë 6. Tha u mbyll viti e të shkuara të harruara. Fillon viti e po shoh ndeshje pas ndeshje që gabohet ndaj nesh, nuk e di çfarë po ndodh po ne jemi të shqetësuar këtu“-tha Kapllanaj pas ndeshjes me Vllazninë./Fjala.al/

Të fundit

E kryer! Miratohet në Senatin Amerikan projektligji “i madh” i Donald Trump

Pas orësh ngërçi, republikanët në Senatin e SHBA-së kanë miratuar me një diferencë të ngushtë mega-projektligjin e Donald Trump...

Zbulohet një “tunel i harruar nën qytet”, dalohet ndërtimi i supermarketit

Gjatë ndërtimit të një supermarketi të ri në Bahnhofstrasse në Annaberg-Buchholz të Gjermanisë, punëtorët zbuluan një “zgavër nëntokësore”. Dhe hetimet zbuluan se bëhej fjalë për...

Real Madrid përfundon në gjykatë, ka publikuar video kundër gjyqtarëve

Një gjykatë në Spanjë ka urdhëruar autoritetet të nisin procedura disiplinore ndaj Real Madridit. Arsyeja është se klubi madrilen ka disa muaj që publikon...

Rama detyron Farage që të bëjë një hap pas për kriminelët shqiptarë

Lideri britanik i ekstremit të djathtë nuk arrin ta vërë dot me shpatulla pas murit kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në një debat të...

Aksident në Tiranë, makinat përplasen kokë më kokë! Plagosen disa persona

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në hyrje të fshatit Pezë Helmës në afërsi të Tiranës. Sipas raportimeve paraprake, dy automjete janë...

Lajme të tjera

Web TV