Mik i ngushtë i Stresit/ Ky është ish i dashuri i këngëtares së njohur shqiptare i shpallur në kërkim për vrasjen në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vrasja e 27-vjeçarit në Tiranë, Mehmet Qema tronditi mbrëmjen e djeshme kryeqytetin. Një nga të shpallurit në kërkim për moskallëzim krimi është edhe ish i dashuri i këngëtares shqiptare Baby G, njëkohësisht edhe mik i ngushtë i Stresit, Blerim Hoti, ose i njohur ndryshe si Lim Hoti.

Gjithashtu në vendin e ngjarjes ishte edhe Erlin Peka, i cili është shpallur në kërkim. Raportohet se viktima Mehmet Qema njihej edhe me nofkën “tallman” ose “hasjanali” dhe vetëm disa ditë më parë kishte ardhur nga Londra.

Njoftimi i plotë

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “5 Maj” ku u vra me armë zjarri një 27-vjeçar.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i dyshuar i ngjarjes.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe 5 shtetas të tjerë për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.4, në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi M. Q., 27 vjeç, bazuar dhe në provat e grumbulluar, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje shtetasit : M. D., 28 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Në vijim të veprimeve janë shpallur në kërkim edhe shtetasit E. P., 27 vjeç, B.H., 28 vjeç, B. A., 23 vjeç, F. M., 29 vjeç dhe Xh. K., 19 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Lexo edhe :  Vlorë/ Humbën në ‘Gjirin e Gramës’, policia shpëton dy turistët kanadezë

Punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

“Jeta jonë është një shfaqje”, Nicole Kidman refuzon idenë e një filmi me bashkëshortin!

Nicole Kidman nuk ka plane të bashkëpunojë me bashkëshortin e saj Keith Urban në ekranin televiziv. Kur u pyet...

10 arsye pse qentë janë të mirë për shëndetin tuaj

Qentë tanë mund të na bëjnë të ndihemi më mirë. Ato zvogëlojnë stresin, diagnostikojnë sëmundjet dhe na mbajnë të shëndetshëm. Ja 10 përfitime që...

Starmer dënon bllokadën në Gaza: Niveli i vuajtjes është i papranueshëm

Lideri i Laburistëve dhe kryeministri i Britanisës së Madhe, Sir Keir Starmer, ka kritikuar qasjen e Izraelit ndaj Gazës gjatë një fjalimi në Dhomën...

Firma është pak orë larg, Milani zgjedh drejtorin sportiv shqiptar!

Ish-futbollisti shqiptar, Igli Tare, po shkon drejt zgjedhjes si drejtor sportiv i ekipit të Milanit. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas...

Aksident te “Shkalla e Tujanit”/ Përplasen dy makina, njëra përmbyset në rrugë!

Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme te “Shkalla e Tujanit”. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa njëra prej tyre është kthyer...

Lajme të tjera

Web TV