Edvin Kulluri i nxjerr ‘të palarat’ Bashës: Ai vjedh votat në parti, jo më të pretendojë se ja vjedh kundërshtari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, teksa ishte i ftuar në studion e emisionit “Breaking” në Top News, u shpreh se nuk i kupton takimet e Lulzim Bashës pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit.

“Basha vjedh votat në parti, jo më të pretendojë se ja vjedh kundërshtari. Doli garant se nuk do të lejojë që të vidhet vota. Që në momentin që dha fjalën, një burrë normal duhet të hapë krahun, që ti hapë rrugë partisë. Këmbëngulja nga humbja në humbje është një aventurë e radhës,për ta mbajtur partinë të mbyllur. Është ndarja e partisë në mbështetës dhe kundërshtarë të Bashës”, tha Kulluri.

Sipas tij, e vetmja rrugë që PD të ketë një sukses, është hapja e partisë, zgjedhje të lira.

“Në 2017 nuk mbajti asnjë përgjegjësi. Herën e parë e gënjeu Rama, pastaj nuk hyri fare në zgjedhje, tani thotë na kanë vjedhur votat. Vjen në 2021 dhe nuk largohet e nuk mban asnjë përgjegjësi. Basha të paktën të mbajë qëndrimin si të Ramiz Alisë”, tha Kulluri.

Të fundit

Apple dhe Meta ‘i shpëtojnë’ sanksioneve të BE-së për shkelje të rregullave

“Gjigandët amerikanë të teknologjisë Apple dhe Meta nuk do të përballen me sanksione menjëherë për mospërmbushje të detyrimeve sipas...

Studimi/ ChatGPT mund të jetë duke dëmtuar aftësitë e të menduarit kritik

Një studim i ri i udhëhequr nga studiues në MIT zbulon se përdorimi i ChatGPT të OpenAI mund të ndikojë negativisht në aftësitë e...

Bavarezët duan ta shesin, lojtari insiston: Dua të fitoj te Bajerni, nuk largohem

Lamtumirë? As që bëhet fjalë! Kingsli Koman (29) është në fakt në listën e shitjeve të Bajernit të Mynihut. Drejtori sportiv Maks Eberl (51) shpresonte...

Takimi Iran-BE, Teherani zbulon kushtin e vetëm për të negociuar me SHBA-të

Irani do të takohet me SHBA-në për bisedime bërthamore vetëm nëse Izraeli pranon të ndalojë sulmet ndaj vendit, u thanë zyrtarët iranianë homologëve të...

5 vendet më të sigurta evropiane në rast të një konflikti bërthamor

Kërcënimi i luftës bërthamore mund të duket i largët, por frika që ajo shkakton në të gjithë Evropën është shumë reale. Nëse do të shpërthente...

Lajme të tjera

Web TV