Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 20-vjeçar pasi ka dhunuar dhe plagosur me pirun nënën e tij. Forcat e komisariatit numër 6 kanë arrestuar në flagrancë 20-vjeçarin Klevi Liçi.
I riu ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij Z. Liçi. Ngjarja ka ndodhur në banesën e familjes ku pas një konflikti verbal i biri ka qëlluar me pirun në bark nënën.
Gruaja mori ndihmën e nevojshme mjekësore dhe u pajis me urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje.