Historia e konfliktit izraelito-palestinez/ Si filloi dhe pse nuk është zgjidhur?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një përshkallëzim i luftimeve midis izraelitëve dhe palestinezëve ka bërë që Kombet e Bashkuara të paralajmërojnë për një “luftë më të zgjeruar në rast se nuk do të ndalet”.

Sipas BBC, dhuna e fundit pasoi në një muaj të tensionuar në Jerusalem, edhe pse konflikti ka vazhduar për dekada.

Të paktën 145 njerëz janë vrarë në Gaza që nga e hëna, duke përfshirë 39 fëmijë dhe 22 gra. Dhjetë u vranë në Izrael, duke përfshirë një djalë pesë vjeç dhe një ushtar.

Si filloi konflikti?

Britania e Madhe mori kontrollin e zonës së njohur si Palestina pasi sundimtari i asaj pjese të Lindjes së Mesme që nga Perandoria Osmane, u mund në Luftën e Parë Botërore. Zona ishte e banuar nga pakicë hebreje dhe shumicë arabe.

Tensionet midis dy popujve u rritën kur bashkësia ndërkombëtare u dha britanikëve detyrën e krijimit të një “shtëpie kombëtare” për hebrenjtë. Për këta të fundit, ajo ishte shtëpia e tyre stërgjyshore, por arabët palestinezë gjithashtu pretenduan tokën dhe kundërshtuan këtë veprim.

Midis viteve 1920 dhe 1940, rritet numri i hebrenjve që arritën atje pas Holokaustit të Luftës së Dytë Botërore. Dhuna midis hebrenjve dhe arabëve si dhe kundër sundimit britanik, gjithashtu u rrit. Në 1947, Organizata e Kombeve të Bashkuara votoi që Palestina të ndahet në shtete të ndara hebrenj dhe arabë, me Jerusalemin duke u bërë një qytet ndërkombëtar. Ky plan u pranua nga udhëheqësit hebrenj, por u refuzua nga pala arabe dhe nuk u zbatua kurrë.

Betlehemi në shekullin XX

Krijimi i Izraelit dhe ‘katastrofa’

Në vitin 1948, në pamundësi për të zgjidhur problemin, sundimtarët britanikë u larguan gjersa udhëheqësit hebrenj shpallën krijimin e shtetit të Izraelit.

Shumë palestinezë kundërshtuan dhe pasoi një luftë. Trupat nga vendet fqinje arabe e ndihmuan.Qindra mijëra palestinezë u larguan ose u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre në atë që ata e quajnë Al Nakba, ose “Katastrofa”.

Në kohën kur luftimet përfunduan në vitin 1949, Izraeli kontrollonte pjesën më të madhe të territorit.
Jordania pushtoi tokën e cila u bë e njohur si Bregu Perëndimor dhe Egjipti pushtoi Gazën. Jerusalemi ishte i ndarë midis forcave izraelite në

Perëndim dhe forcave jordaneze në Lindje.

Për shkak se nuk kishte kurrë një marrëveshje paqeje, secila palë fajësoi tjetrën, kishte më shumë luftëra dhe luftime në dekadat që pasuan.
Izraeli ende pushton Bregun Perëndimor dhe megjithëse u tërhoq nga Gaza, Kombet e Bashkuara ende e konsiderojnë atë pjesë të tokës si pjesë të territorit të okupuar.

Lexo edhe :  Deficiti tregtar në shënjestër/ Shtëpia e Bardhë fut në “luftë” negociatash 90 vende

Izraeli pretendon të gjithë Jerusalemin si kryeqytetin e tij, ndërsa palestinezët pretendojnë Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e një shteti të ardhshëm palestinez. Shtetet e Bashkuara janë një nga vendet e vetme që njohin pretendimet e Izraelit për të gjithë qytetin.

Në 50 vitet e kaluara Izraeli ka ndërtuar vendbanime në këto zona, ku tani jetojnë më shumë se 600 mijë hebrenj.
Palestinezët thonë se këto janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar dhe janë pengesa për paqen, por Izraeli e mohon këtë.

Çfarë po ndodh tani?

Tensionet shpesh janë të larta midis Izraelit dhe Palestinës që jetojnë në Jerusalemin Lindor, Gazës dhe Bregut Perëndimor.
Gaza drejtohet nga një grup militant palestinez i quajtur Hamas, i cili ka luftuar Izraelin shumë herë. Izraeli dhe Egjipti kontrollojnë fuqishëm kufijtë e Gazës dhe e ndihmojnë me armë Hamasin.

Palestinezët në Gaza dhe Bregun Perëndimor thonë se po vuajnë për shkak të veprimeve dhe kufizimeve izraelite. Izraeli thotë se po vepron vetëm për të mbrojtur veten nga dhuna palestineze.

Gjërat janë përshkallëzuar që nga fillimi i muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit, në mes të prillit 2021, me përplasje midis policisë izraelite dhe palestinezëve. Kërcënimi me dëbim i disa familjeve palestineze në Jerusalemin Lindor gjithashtu ka shkaktuar zemërim.

Cilat janë problemet kryesore?

Ka një numër çështjesh për të cilat Izraeli dhe Palestina nuk mund të bien dakord. Këto përfshijnë atë që duhet të ndodhë me refugjatët palestinezë, nëse vendbanimet hebraike në Bregun Perëndimor të okupuar duhet të qëndrojnë ose të hiqen, nëse të dy palët duhet të ndajnë Jerusalemin, dhe ndoshta më e ndërlikuara nga të gjitha, nëse një shtet palestinez duhet të krijohet së bashku me Izraelin. Bisedimet e paqes po zhvillohen brenda dhe jashtë për më shumë se 25 vjet, por deri më tani nuk e kanë zgjidhur konfliktin.

Çfarë na pret e ardhmja?

Me pak fjalë, situata nuk do të zgjidhet shpejt. Plani më i fundit i paqes, i përgatitur nga Shtetet e Bashkuara, kur Donald Trump ishte President, i quajtur “marrëveshja e shekullit” nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu është hedhur poshtë nga palestinezët pasi, sipas tyre, ishte i njëanshëm.

Çdo marrëveshje e ardhshme e paqes do të ketë nevojë që të dy palët të bien dakord për zgjidhjen e çështjeve komplekse. Derisa të ndodhë kjo, konflikti do të vazhdojë dhe do të ketë edhe më shumë viktima nga të dyja palët.

Të fundit

Alarm në familje/ Prindërit denoncojnë zhdukjen e dy vajzave të mitura

Dy të mitura janë raportuar të zhdukura ditën e sotme në Fushë Kosovë, pasi prindërit e tyre kanë ngritur...

Ngjarja h*rror në Mat, si u rrëmbye, u mbyt dhe më pas u hodh në liqen 23-vjeçari

Renis Dobra, 23 vjeç, nga një fshat i Matit, është gjendur i pajetë dhe me shenja të dukshme dhunë, buzë liqenit të Shkopetit. Babai i...

BE grumbullon ushqime, karburant dhe ilaçe, përgatitje për një sulm të mundshëm rus

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë një plan të koordinuar për...

“Kaltërsi dhe relaks”/ Rama ndan pamje nga plazhi publik i Velipojës

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm, në rrjetet sociale disa pamje nga plazhi publik i Velipojës, një prej destinacioneve më të njohura...

Pronarja e restorantit të djegur në Theth: Dëmi 150 mijë euro, ia lë në dorë drejtësisë

Një restorant në qendër të Thethit është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe pushuesve. Zjarri ka...

Lajme të tjera

Web TV