Përdhunimi në Mirditë/ Djali që njohu e shantazhoi dhe e detyroi të kryente marrëdhënie me 4 persona të tjerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja tronditëse në Mirditë të Lezhës, ku 5 persona, me atë të shantazhit, kanë kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 15 vjeçe.

“BalkanWeb” raporton se e mitura ka nisur një njohje me njërin nga djemtë, e gjatë kësaj periudhe mes tyre ka pasur dhe momente intime.

Pikërisht këtë fakt ka shfrytëzuar një prej të rinjve, i cili i ka shantazhuar adoleshenten duke i thënë se aktin seksual e ka filmuar, e për të mos e shpërndarë më tej, e ka detyruar të kryejë marrëdhënie me 4 personat e tjerë.
Në këto kushte, vajza i është bindur djalit, e në mënyrë sistematike, pa dëshirën e saj, ka kryer marrëdhënie seksuale me 5 personat, për një periudhë disa mujore, më konkretisht nga muaji janar deri në prill.

Arrestimi i 5 personave të përfshirë në ngjarjen e rëndë, Artan Kaçorri 31 vjeç, Albert Molla 27 vjeç , Ermal Tarazhi 30 vjeç , Nike Lleshi 44 vjeç dhe shtetasi i mitur me iniciale A.Gj17 vjeç u bë në orët e para të mëngjesit të së martës. Ata ishin banor të fshatit Tarazh të Mirëditës, ndërsa vajza, jetonte në Rrëshen.

Të fundit

Para se të shpërthejë debati i pashmangshëm për policinë në karnavalin e Notting Hill

Si një ish-polic i kthyer në komedian, bëj shaka mbi punën dhe përpiqem ta shpjegoj atë. Por ekziston një...

Sot lamtumira për Artur Zhejin! Homazhet mbahen tek Universiteti i Arteve të Bukura

Sot nga ora 10:00 deri në orën 12:00 në Universitetin e Arteve të Bukura mbahen homazhet për gazetarin Artur Zheji, që u nda nga...

Skema Kombëtare, Denaj: Fermerët mund të përfitojnë financim me normë interesi vetëm 2%

Në Kavajë “Sacro e Profano” është një nga agroturizmat më të rinj në zonë, një investim i kuzhinierit Xhovani Ziu, i cili pas shumë...

Punonjësit e tenderëve do t’i nënshtrohen trajnimeve dhe certifikimeve me detyrim

Agjencia e Prokurimit Publik ka njoftuar nisjen e procesit të trajnimit, testimit dhe certifikimit të punonjësve të përfshirë në prokurimet publike, në bashkëpunim me...

Dhjetëra mijëra protestues pro Gazës në 40 qytete australiane dhe Danimarkë

Më shumë se 10 mijë njerëz morën pjesë në një demonstratë pro-palestineze në Kopenhagen, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund luftës në Gaza...

Lajme të tjera

Web TV