Një proces i hapur në kohë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

 

Ndërsa Komisioni hetimor ka evidentuar raste të cila i cilëson shkelje ligjore nga ana e presidentit në daljet e tij publike gjatë fushatës elektorale, çështja duket se ka mbetur në këto kufij. Presidenti është ftuar sërish të japë shpjegimet e tij në komision, por në vend të tij në Kryesinë e Kuvendit ka mbërritur letra e Presidentit. Qëndrimi mbetet i njëjtë. Meta e konsideron procesin e hetimit si puç konstitucional për të kapur institucionin e presidencës. Hetimi quhet i urdhëruar dhe si hakmarrje politike dhe më tej janë rreshtuar një sërë arësyesh që ipas presidentit ky komision nuk duhet të funksionojë. Ndërr argumentat e parë është ajo se ky parlament nuk ka në përbërjen e tij opozitën reale dhe si e tillë nuk ka moralin për të shqyrtuar hetimin ndaj tij. Gjithësesi, ndonëse ky element mund të përbëjë nja kasus në arësyet që ngre presidenti, është fakt se edhe opozita që ndodhet në rrugë ende dhe jo në parlament, nuk ka patur asnjë qëndrim lidhur me hetimin që po bëhet nga kuvendi aktual dhe po kryhet në kufijtë e fundit kohorë të legjitimitetit të vet. PD ka qenë shumë indiferente lidhur me presidentin, ku ndonëse po merret me çështjet e saj të brendshme lidhur me fatin e kreut të saj, nuk ka gjetur aspak kohë të shprehet me veprimtarinë e Kuvendit aktual dhe me Komisionin Hetimor të ngritur për shkarkimin e Metës. Edhe vetë LSI ka qëndruar në tërheqje, por jo pse e ka lënë të vetmuar ish-liderin historik të saj, por pse ndoshta nderin e mbrojtjes ua kërkonte ish-aleatëve të PD që ta luanin. Gjithësesi, ajo çfarë bie në sy është se dhe vetë media e përcjell me përtesë çështjen e hetimit ndaj presidentit. Duket se vetë opinion publik nuk ka ndonjë interes si për çështjen e komisionit të hetimit ashtu dhe për vetë fatin e presidentit. Ndoshta për arsye se ky nuk është komisioni i parë i ngritur kundër tij, apo pse procedura e shkarkimit nuk i takon vetëm Kuvendit por dhe Gjykatës Kushtetuese. Në të gjitha rastet pra, duket një proces i hapur në kohë.

Lexo edhe :  Gënjeshtra e Madhe e 11 Majit: Kush gënjeu, kë dhe për çfarë?

 

 

Të fundit

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Luftoi me flakët për të shpëtuar jetë, Agim Troci: Mendova për fëmijët

Agim Troci, heroi i cili rrezikoi jetën për të shpëtuar fëmijë e të moshuar mes flakëve në Delvinë ka rrëfyer momentet e tmerrit. Shefi i...

Klienti godet me thikë praktikantin e berberhanes, zbardhen detajet

Zbardhen detaje të reja nga plagosja e 25-vjeçarit në Vlorë! Ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm mes autorit dhe të plagosurit. Autori...

Avokati Kujtim Cakrani: Rama është palaço që i hedh benzinë zjarrit

Avokati Kujtim Cakrani, mbrojtësi ligjor i policit Ardian Isufi i cili tashmë është i pezulluar, ka deklaruar se nuk është klienti i tij ai...

Lajme të tjera

Web TV