Nga Fernada Cenko
Një ditë para se të përfundojë afati i dorëzimit të kandidaturave për kreun e Partisë Demokratike, duke shpallur zyrtarisht garën për kryetar. Tre janë kandidatët që janë afruar për këtë garë e cila duket se e është përcaktuar fituesi. Dy kandaitë janë propozuar nga grupimi i ri “Për PD” Edith Harxhi dhe Ibsen Elezi, ndërsa Fatbardh Kadilli ka shpallur kandidaturën e tij menjëherë pas zgjdhjeve të përgjithshme që u mbajtën më 25 prill. Të tre po shpresojnë të :mposhtin” Bashën, i cili as për imazh nuk ka pranuar të lerë posrtin. Dje “Grupi për PD” i ka dorëzuar një kërkesë Kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë për zhvillimin e zgjedhjeve brenda selisë blu për zgjedhjen e kreut të ri të kësaj partie. Në kërkesën e tij ku grup ka parashtruar dy kandidatura për kreun e PD-së, Edit Harxhin dhe si dhe Ibsen Elezin, për zgjedhjet që do të mbahen më 13 qershor. Mes të tjerash ky grup ka parashtruar disa kërkesa që sipas tyre duhet të plotësohen. Ndërkohë një prej anëtarëve të grupit për PD, Edvin Kulluri pas dorëzimit të kërkesës me katër pika dhe ato janë në interesin e Lulzim Bashës, kryesisë së PDSH dhe mbi të gjitha të PD. “Përveç datës së paracaktuar që i prish këto parime, i kemi kërkuar shtyrjen e ditës së zgjedhjeve, një axhendë të përbashkët dhe vënien në dispozicion nga kryetari aktual të takimeve të anëtarësisë në rrethe, të ketë përfaqësues në komision çdo kandidat dhe të vënë në dispozicion listën e plotë të anëtarësisë së PD”, deklaroi Kulluri.
Kërkesa nga “Grupimi për PD”
Ai ka bërë publike edhe kërksën për PDSH ku ka kanë zyrtarizuar emrat e dy kandidatëve të tyre. “Bazuar në vendimin e Kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë për shpalljen e garës për Kryetar të PDSH që do të mbahen në datë 13 qershor 2021, po ju bëjmë me dije se nga Grupi për PD do paraqiten dy kandidatura, zonja Edit Harxhi dhe zoti Ibsen Elezi”, thuhet në kërkesë. Përveç kësaj ata kanë shtuar edhe si kërkesë grantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. “Ju parashtrojmë disa kërkesa të domosdoshme për garantimin e një gare të ndershme dhe të lirë, pavarësisht nga koha tejet e shkurtër e vendosur në mënyrë të njëanshme nga kryesia e PDSH. Kryesia e PDSH-së dhe Komisioni Elektoral të vënë në dispozicion të kandidatëve për Kryetarë të PDSH-së, jo më vonë se data 24 maj 2021, listën e plotë të anëtarësisë së PDSH-së. Të rishikohet përberja e Komisionit Zgjedhor dhe atyre në nivel dege, duke përfshirë përfaqësues të kandidatëve për Kryetar. Të hartohet një axhendë e takimeve të përbashkëta të kandidatëve me anëtarësinë, për të shpalosur platformat politike dhe zhvillimin e debatit. Zyra e Organizimit dhe kryesitë e degëve të venë në funksion të kandidatëve për Kryetar të PDSH-së, infrastrukturën dhe burimet administrative për zhvillimin e takimeve të përbashkëta të sipërcituara”, thuhet në kërkesën e “Grupimit për PD”