Hapja e kufirit me Greqinë për punëtorët sezonalë, reagon Ministria e Jashtme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Njoftimi i plotë
Duke filluar nga sot deri në datën 31.05.2021, nga ora 08:00-16:00, do të lejohet hyrja e shtetasve shqiptarë drejt Greqisë në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, të cilët mbajnë statusin e punëtorit sezonal.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme sqaron se këta shtetas më parë, do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë COVID-19.
Kuota ditore e pranimit është 400 persona, të cilët gjithashtu duhet të plotësojnë formularin e regjistrimit PLF në adresën http://www.travel.gov.gr
Vetëm pasi të kenë marrë konfirmimin, ata mund të lejohen që të hyjnë në tokën greke.
Asnjë kategori tjetër nuk do të lejohet të hyjë drejt Greqisë (shërbim taxi, mjete të tonazhit të rëndë apo shtetas me leje qendrimi, shtetas grekë apo evropianë të tjerë).
Ndërkohë, dalja nga Greqia dhe hyrja drejt Shqipërisë do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.

Të fundit

“Bayern të telefonon, pyet dhe… më pas zhduket për disa javë”

Bradley Barcola, Nico Williams, Luis Diaz, Rafael Leao, Cody Gakpo. Lista e yjeve që po kërkon Bayern për krahun...

Papa Leo XIV goditet me një lodër nga turma!

Papa Leo XIV u prit me entuziazëm të madh dhe brohoritje nga mijëra besimtarë në stadiumin e qytetit, gjatë aktivitetit të organizuar për Ditën...

Marihuanë në trup, turqit kapen mat në aeroportin e Podgoricës

Një operacion i përbashkët mes Policisë Kufitare të Malit të Zi dhe Shërbimit të Sigurisë së Aeroportit të Podgoricës ka çuar në ndalimin e...

Berisha e kërkoi në parlament, Sara Mila i përgjigjet me videomesazh

Deputetja e re e Partisë Socialiste, Sara Mile, ka reaguar pas thirrjes publike që i bëri në Kuvend lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha. “Ku...

Shqipëria dënon sulmin e Iranit ndaj Katarit

Shqipëria i është bashkuar bashkësisë ndërkombëtare në dënimin e sulmit të Iranit ndaj shtetit të Katarit. Në një postim në X të Ministrisë së Jashtme...

Lajme të tjera

Web TV