Anti-KÇK-ja ‘pushton’ Shkodrën/ Vendos në sitë Doçin dhe Bajrat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Operacioni Forca e Ligjit është shtrirë edhe në qytetin e Shkodrës. Anti-KÇK-ja ka vendosur në shënjestër pasuritë e Doçit dhe Bajrave.

Pas sekuestrimit që u bë ditën e djeshme, pronave të fisit Hajraj në Shijak, sot pritet të goditet edhe pjesa tjetër e grupit që rrëmbeu dhe vrau Jan Prengën.

Bëhet fjalë për Gentian Doçin i cili njihet edhe si një ndër porositësit e drogës në Angli, për shkak së cilës lindi edhe konflikti midis vëllait të Jan Prengës dhe grupit të Gentian Doçit.

Doçi është në kërkim edhe nga Italia për trafik kokaine. Gjithashtu, Operacioni Forca e Ligjit do të ketë në objektiv edhe Bajrat po në qytetin e Shkodrës.

Lista e parë në duart e OFL-së përfshin 150 subjekte, nga 250 në total. Më herë OFL-ja u nisi formularin për të justifikuar pasurinë Lulzim Berishës dhe Ardian Çapjas.

Anti-KÇK-ja merr në shënjestër Lulzim Berishën dhe Çapjat e Elbasanit

Anti-KÇK-ja si pjesë e strukturës së ‘Operacionit Forca e Ligjit’ ka vendosur në sitë pasuritë e Lulzim Berishës dhe Ardian Çapjas në Elbasan.

Në një konferencë të jashtëzakonshme nga Policia e Shtetit, është bërë e ditur se i janë dërguar me shkrim kërkesat,  Luzim Berishës, 49-vjeç dhe Ardian Çapjas 52 vjeç, për deklarimin e burimeve të pasurisë si pjesë e grupit të strukturuar kriminal.

Njoftimi për shtyp: Në vijim të operacionit Forca e Ligjit, informojmë opinionin publik se në zbatim të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL sapo i ka nisur kërkesat me shkrim për deklarimin e burimeve të pasurisë, subjekteve:

– L. B., 49 vjeç, lindur dhe banues në rrugën “Adria”, Durrës, drejtues i një grupi kriminal, autor i veprave penale “Grupi i strukturuar kriminal”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Ky shtetas, në vitin 2012 është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe në vitin 2016 Gjykata e Apelit Durrës ka vendosur lirimin e tij me kusht.– A. Ç., 52 vjeç, i arrestuar në flagrancë për veprat penale “Vrasja e punonjësve të policisë, e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas dyshohet si organizator i një sërë vrasjesh të ndodhura në qytetin e Elbasanit për motive hakmarrjeje. Dyshohet se ky shtetas, së bashku me të afërm të tij ka kryer vrasje me pagesë, në periudhën 2009-2016.Si subjekt i Ligjit Special, këta individë duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, i cili brenda jo më shumë se 15 ditësh, duhet të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre. Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t’i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit, në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre.

Lexo edhe :  Gara për drejtuesin e RTSH/ Asnjë kandidat nuk siguron votat e nevojshme

Sqarojmë se me marrjen e masës së sekuestros, çdo biznes, mjetet motorike apo tokat në pronësi të subjekteve administrohen nga agjencia e posaçme e Ministrisë së Brendshme. Vetëm banesa mund të vazhdojë të përdoret për strehim, po as mund të shitet, të blihet apo të jepet me qira nga subjekti.

OFL do të informojë publikun vijimësisht, për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë. Të gjitha subjektet e Ligjit Special, pra të gjithë të dënuarit apo të akuzuarit gjatë 30 viteve të fundit, për krimet e parashikuara në këtë ligj, do të kalojnë sitën e provës së ligjshmërisë së pasurisë së tyre. Asnjë përjashtim nuk do të ketë dhe nuk mund të ketë dhe çdo përpjekje për të tjetërsuar ndërkohë pronën, duke përdorur familjarë apo të njohur, do të rëndojë të dyja palët. Kujtojmë se Ligji Special parashikon vlerësime dhe hetime specifike të pasurisë edhe për rrethin familjar të personave të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar e krime të rënda./Fjala/

Të fundit

Si e shfrytëzoi Enver Hoxha shtypin, për të ‘prodhuar’ shoqërinë pa besimet fetare

Politika e PPSH-së kundër besimeve fetare: masat me karakter ligjor dhe fushata propagandistike në vitin 1967, Menjëherë pas çlirimit nga...

Diell dhe temperatura deri në 27 gradë, parashikimi i motit për sot

Dita e sotme do të mbizotërohet nga moti i qëndrueshëm. Era do të fryjë me drejtim verilindje -veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës...

Paga minimale u rrit në të gjitha vendet e Rajonit, në Shqipëri mbetet ende më e ulëta

Vendet e Rajonit kanë vijuar me rritje të fortë të pagave edhe pse produktiviteti i punës nuk po ecën më të njëjtin ritëm. Bosnja dhe...

Rikthehet energjia në Spanjë, gjendja e emergjencës qëndron

Ndërsa pjesa më e madhe e energjisë elektrike është rikthyer gjatë natës, gjendja e jashtëzakonshme mbetet në fuqi në Spanjë këtë mëngjes, ndërsa rikuperimi...

Krimet zgjedhore/ 32 procedime të hapura në prokuroritë e rretheve dhe SPAK

Prokuroritë e Rretheve dhe SPAK kanë hapur 32 procedime penale për akuzën e krimeve zgjedhore, duke përfshirë edhe dyshimet për shitblerje votash. A do...

Lajme të tjera

Web TV