“Anti-KÇK”, Rudina Hajdari: Të godasë këtë grup miliarderësh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja e opozitës Rundina Hajdari, ka folur gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar Europian për temën më të nxehtë në vend lidhur me ligjin Anti-KÇK. Hajdari vazhdon të jetë e bindur se partitë politike në vend janë kthyer në një grup miliarderësh të cilët, pa lidhjet e tyre me krimin e organizuar nuk mund të mbijetojnë pa njëri-tjetrin.

Sipas saj në vitet e fundit korrupsioni në Shqipëri ka pësuar rritje të jashtëzakonshme dhe duhet bërë çdo gjë që është e mundur për të luftuar këtë fenomen në të gjitha nivelet. Për Hajdarin lufta kundër korrupsionit do të jetë kulturë e gjeneratës së re dhe se ky fenomen ka mbajtur shoqërinë në vend.

“Unë vazhdoj të jem e bindur që partitë politike në vend janë kthyer në një grup miliarderësh të cilët pa lidhjet e tyre me krimin e organizuar nuk mund të mbijetojnë pa njëri-tjetrin. Nëse nuk arrijmë të luftojmë korrupsionin brenda politikës nuk do e fitojmë betejën me këtë fenomen. Sekuestrimi pasurive duhet të fillojë me atë klasë politike që kanë shfrytëzuar pozicionin e pushtetit për tu pasur dhe për të forcuar pozitat e tyre e për të varfëruar pjesën tjetër të shqiptarëve.

Korrupsioni është një nga plagët më të thella të shoqërisë sonë e cila prek çdo aspekt të jetës së shqiptarëve. Ka një impakt të jashtëzakonshëm në jetën e njerëzve dhe sidomos atyre me të ardhura të ulëta dhe vunerabël. Gjithmonë e kam menduar se lufta ndaj korrupsionit do të jetë kulturë e gjeneratës së re. Ky fenomen nuk mund të luftohet pa institucione të forta, pa integritet dhe transparencë. Ky fenomen na ka mbajtur mbrapa si shoqëri dhe vend. Kemi shumë punë për të bërë për të zbatuar Reformën në Drejtësi.

Lexo edhe :  Adriatik Lapaj nis turin e falënderimeve nga Kuçova: Do vij t’ju takoj kudo në Shqipëri

Në vitet e fundit korrupsioni ka pësuar ngritje të jashtëzakonshme. Ky fenomen po gërryen Shqipërinë si në ekonomi, jetën shoqërore e kulturore. Ne duhet të bëjmë çdo gjë të mundur jo vetëm për të rregulluar kuadrin ligjor, për të rregulluar klimën politike në vend, por të bëjmë çdo gjë të mundur për të luftuar këtë fenomen në të gjitha nivelet,”- tha Hajdari./Fjala.al

Të fundit

Kurti i vendosur, nis ndërtimi i dy urave te reja krah Urës së Ibrit

Tё martёn ka nisur ndёrtimi i dy urave tё reja paralel me atё aktualen mbi lumin Ibёr qё do...

Gjermania ‘përvëlohet’nga vala e të nxehtit, temperaturat pritet të përkeqësohen

Gjermania po përjeton ditën e saj më të nxehtë të vitit deri më tani sot, me temperatura që arrijnë deri në 38 gradë Celsius...

Turqia nën ‘pushtetin’ e flakëve, mbi 50 mijë të evakuuar

Turqia po përballet me një valë të fuqishme zjarresh që kanë përfshirë zonat bregdetare dhe të brendshme, duke detyruar autoritetet të evakuojnë mbi 50,000...

Foto familjare nga samiti BE – Ballkani Perëndimor, Rama krah Kurtit dhe Mickoskit

Sot u mbajt dita e dytë e takimit BE – Ballkani Perëndimor në Shkup për Planin e Rritjes. Pas përfundimit të takimit liderët që morën pjesë në...

Trafikoi 1 ton drogë, arrestohet në Francë ish-truproja e Saimir Tahirit

Ish-truproja e Saimir Tahirit, Paul Deda, është arrestuar në Francë, pasi akuzohet nga drejtësia shqiptare si anëtar i një organizate kriminale që ka trafikuar...

Lajme të tjera

Web TV