Fituesi i Eurovision konsumoi kokainë live? Dalin rezultatet e testit të drogës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

talia rrëmbeu vendin e parë në Eurovision, por ajo që po bën bujë në media, më shumë sesa fituesi, është një video, ku dyshohet se lideri i grupit konsumonte kokainë. Pamjet pushtuan rrjetet sociale dhe shkaktuan mjaft debate.

Por tashmë duket se misteri është zgjidhur. Sipas rezultateve të testit të drogës, këngëtari i grupit italian “Maneskin” që fitoi Eurovizionin nuk ka konsumuar kokainë gjatë finales së spektaklit.

Çfarë ndodhi

Damiano David u pa duke ulur kokën në tavolinë në një mënyrë të dyshimtë, teksa shumë aluduan se ai ka qenë duke konsumuar kokainë.

Menjëherë pas lajmeve grupi mohoi kategorikisht akuzat duke thënë se David kishte parë poshtë sepse kitaristi Thomas Raggi kishte thyer një gotë.

“Tomas theu një gotë me këmbën e tij dhe po e ndihmoja të pastronte mbetjet. Unë nuk përdor kokainë. Ju lutem mos e thoni atë gjë. Jemi gati të bëjmë testet e nevojshme sepse nuk kemi asgjë për të fshehur. Erdhëm këtu vetëm për të kënduar. Rock’n’ roll-i nuk do të vdesë kurrë. Ju duam shumë’-tha lideri i grupit të njohur.

Kujtojmë se Shqipëria e përfaqësuar nga Anxhela Peristeri u rendit në vendin e 21-të me 57 pikë.

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV