Platforma e Agron Shehajt, tregon katër ndryshimet madhore në PD: S’do pranojmë financime nga…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike Agron Shehaj ka shpalosur katër pika, që sipas tij do të sjellin një reformë të thellë në këtë parti.

Shehaj, nëse vjen në krye të PD, planifikon ndryshimin e statutit duke i ndaluar mundësinë për rikandidim çdo kryetari që humbet zgjedhjet.

Në pikën e dytë, Shehaj thotë se kandidatët për postet politike si deputetë, kryetarë bashkie etj., do të zgjidhen përmes sistemit një anëtar-një votë.

Pika e tretë e platformës së Shehajt ka të bëjë me implementimin e sistemit elektronik për votimet nga anëtarësia.

Dhe pika e katërt, është bllokimi i financimeve për PD-në, nga sipërmarrës të mëdhenj, përfitues të fondeve publike apo të përfolur në afera.

“Partia Demokratike ka nevojë për reforma të thella. Ajo duhet të bëhet më e lirë, më meritokratike dhe më transparente ndaj publikut. Kështu do shpërblehen ata që e çojnë në fitore, kështu do mund të afrohen anëtarë të rinj dhe të aftë. Plaftorma që propozoj përmban këto 4 pika. #partiaqefito”, shkruan Shehaj.

Të fundit

Europol godet trafikun e kokainës/ Shqiptarët në Dubai, financues të drogës në Spanjë

Autoritetet Spanjolle, në bashkëpunim me Europol, ka goditur një grup kriminal që merrej me trafikimin e kokainës, nga Kolumbia...

Vidhte valixhe në aeroport dhe i shiste në internet, e pëson keq deputeti portugez

Një politikan i ekstremit të djathtë në Portugali është akuzuar për vjedhjen e valixheve në disa aeroporte dhe për pasojë është dëbuar nga partia...

Kroatët bojkotojnë blerjet për shkak të rritjes së çmimeve

Shitjet në Kroaci ranë më 24 janar pas një bojkoti mbarëkombëtar të blerjeve, në shenjë proteste për rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore dhe inflacionit të...

3.73 mln zgjedhës kanë të drejtë të votojnë, por rreth 1 milion s’kanë mundësi të votojnë

Eduard Zaloshnja Kushtetuta e Shqipërisë parashikon që çdo shtetas shqiptar në moshën 18 vjeç e sipër ka të drejtën të votojë, në qoftë se kjo e...

352 shkolla mbyllen në Bangkok për shkak të ndotjes së ajrit

Më shumë se 352 shkolla janë mbyllur sot në kryeqytetin e Tajlandës, Bangkok për shkak të ndotjes së ajrit. Sipas të dhënave të IQAir, Bangkoku renditet...

Lajme të tjera

Web TV