E rëndë/ Gruaja hedh në kosh fëmijën e porsalindur: Babai im…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ndodhi në lagjen “Gaziosmanpasa” të Stambollit ku një grua hodhi foshnjën e saj në një kosh plehrash, sapo e kishte lindur.

Këto momente u pasqyruan në kamerën e sigurisë, ku më pas foshnja u nxor nga koshi i mbeturinave dhe u dërgua në spital për tu mjekuar. Gruaja e zbuluar nga ekipet policore u dërgua në stacionin e policisë që të dëshmojë në lidhje me këtë akt të rëndë.

Mediat turke shkruajnë se e reja e ndërmori këtë veprim pasi babai i saj nuk e dinte për shtatzaninë e vajzës.

“Babai im nuk e dinte. Unë e bëra një gjë të tillë sepse kisha frikë nga babai im”, tha vajza.

Mendohet se  gruaja, emri i së cilës nuk dihet, lindi natën. Me dritën e parë të mëngjesit, ajo e mbështolli foshnjën e saj me pelena dhe doli jashtë. Duke iu afruar kontejnerit të plehrave afër shtëpisë së saj, gruaja hodhi foshnjën e saj të porsalindur në mbeturina. Qytetarët në afërsi informuan policinë dhe ekipet mjekësore pasi dëgjuan të qarat e foshnjës nga koshi i mbeturinave. Ekipet e policisë mbërritën në vendin e ngjarjes, duke nxjerrë foshnjën nga mbeturinat dhe iu dorëzuan ekipeve mjekësore. Foshnja u dërgua në spital me ambulancë dhe u mjekua.

Të fundit

24 gusht 1954: Getúlio Vargas kryen vetëvrasje në pallatin presidencial të Brazilit

Më 24 gusht 1954, presidenti i Brazilit Getúlio Vargas, një nga figurat më të rëndësishme politike në historinë braziliane,...

Situata e zjarreve në vend: Evidentohen 10 vatra, vetëm një nën monitorim

Ministria e Mbrojtjes, ka dalë me një njoftim lidhur me situatën e zjarreve në vendin tonë. Sipas këtij njoftimi, që prej orës 09:00, e deri...

Horoskopi ditor, 24 Gusht 2025

Dashi Sot do keni me shume nevoje se kurrë te verifikoni ndjenjat e atij qe keni ne krah. Gjeni mënyrën e duhur për ta bere...

Ndërpritet programi T4 i eutanazisë në Gjermaninë Naziste, pas mbetën 300 mijë viktima

Programi i eutanazisë "Aktion T4" ishte një nga kapitujt më të errët të regjimit nazist në Gjermani. Filloi në mënyrë të organizuar rreth vitit...

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo lejen e përdoruesve, kur ata...

Lajme të tjera

Web TV