Plas sherri në avion, pasagjerja sulmon stjuardesën dhe i thyen dhëmbët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas një serie incidentesh në avion, përfshirë sulmin e një pasagjereje që i theu dy dhëmbë një stjuardese dhe e la me plagë në fytyrë, sindikata përfaqësuesve të ndihmës së fluturimit të Southwest Airlines në SHBA i kërkoi kompanisë të marrë masa më të ashpra për mbrojtjen e punonjësve të saj nga ajo që e quan “një epidemi agresioni”.

“Kërkojmë ndihmën e të gjithëve për të garantuar një situatë të qetë e të këndshme nëpër fluturime”, tha për CNN kryetarja e sindikatës, Lyn Montgomery. Sipas saj, vetëm nga periudha 8 prill deri në 15 maj, ka pasur 477 incidente që përfshinin sjelljen e pahijshme të udhëtarëve, një numër ky i paprecedentë episodesh të cilat po bëhen gjithmonë e më agresive duke mbërritur një nivel të patolerueshëm.

Ai më i fundit ishte edhe më i rëndi, kur një pasagjere u arrestua për dëmtime të rënda pasi sulmoi një stjuardesë gjatë një fluturimi nga Sacramento drejt San Diegos, duke i shkaktuar dëmtime të mëdha në fytyrë dhe thyerjen e dy dhëmbëve.
Montgomery i kërkoi SouthWest Airlines t’ia bëjë të qartë publikut se sjellja e keqe apo e dhunshme ndëshkohet sipas ligjeve lokale e federale dhe mund të rezultojë në ndalimin e fluturimit të personit në fjalë me atë kompani.

Të fundit

Raporti i KE: Shqipëria në vend të parë me perqindjen më të lartë të të paraburgosurve

Nga Monada Mehmetaj, Strasburg Në një Europë që përpiqet të harmonizojë drejtësinë me të drejtat e njeriut, Shqipëria bie në...

Rama me përfaqësues të teknologjisë e inovacionit, ndalet te sulmet kibernetike

Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot, 18 korrik, në Berat, në një takim me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit, start up-eve. Në fjalën e tij, ai...

Asnjë kafshë pa sigurim. SIGAL garanton mbrojtje për blegtorinë shqiptare (Video)

  Një nga shtyllat kryesore për zhvillimin e bujqësisë dheblegtorisë është qëndrueshmëria financiare e sipërmarrësitblegtoral dhe e investimit të tij. Kjo qëndrueshmëri arrihetpërmes sigurimit të...

Jam studiues i gjenocidit. E njoh kur e shoh

Nga Omer Bartov* Fjalët “Kurrë më” – të shkruara me gërma të mëdha mbi një fotografi të një fëmije që ecën mes rrënojave – përbëjnë...

“Mirësevini në Shqipëri”, SMS-ja që u kushtoi qindra paund britanikëve në Korfuz

“Daily Mail” shkruan se pushuesit britanikë që kanë shkuar në Korfuz të Greqisë këtë verë duhet të bëjnë kujdes për një tarifë të fshehtë të...

Lajme të tjera

Web TV