Djali i miliarderit jeton me qera dhe udhëton me metro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Djali I personit të 11-të më të pasur në Rusi, bën një jetë shumë të thjeshtë.

Ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim për fëmijët e të pasurve, Alexander Fridman nuk bën një jetë luksi si moshatarët e tij të cilët ndodhen në të njëjtat kushte.

Sipas “Bussiner Insider”, djali jeton me qira në një apartament me dy dhoma në periferi të Moskës për 500 dollarë në muaj dhe përdor metro për të shkuar në punë çdo ditë.

“Unë ha, jetoj dhe vishem me gjithçka që fitoj vetë”, tha 19-vjeçari Fridman, babai i të cilit, Mikhail Fridman, ka një pasuri prej 13.7 miliardë dollarësh.

Fridman u kthye në Moskë vitin e kaluar, pasi mbaroi shkollën e mesme në Londër.

Pesë muaj më parë, ai krijoi “SF Development”, duke përdorur lidhjet dhe njohjet e tij.

“SF Development” shpërndan produkte në dyqanet me pakicë të babait të tij, përveç klientëve të tjerë.

“Unë kam miq që kanë mbaruar studimet dhe janë 23 vjeç tani, të cilët fitojnë nga 80 mijë dollarë në 100 mijë dollarë duke punuar 16 orë në ditë.
Ju mund të fitoni më shumë para dhe në një mënyrë më të zgjuar”, tha Fridman.

Babai i Fridmanit, Mikhail Fridman, u bë personi i 11-të më i pasur i Rusisë me kompaninë themeluese të investimeve “Alfa Group”.

Kompania ka aksione në supermarketet “X5 Retail Group” dhe në bankën e pestë më të madhe të Rusisë.

Aleksandri tha për median se planifikon ta dhurojë pasurinë e tij për bamirësi në vend që ta mbajë në familjen që do të krijojë më vonë.

“Babai im më tha që në vendin tonë biznesi dhe politika janë ndërthurur thellësisht. Unë jetoja me mendimin se kurrë nuk do të trashëgoja ndonjë pasuri”, u shpreh Alexander Fridman.

Lexo edhe :  Ngjyra e syve: Çfarë transmeton ajo?

Ky është padyshim një rast unik që nuk na rastis ta shohim shpesh dhe ky djalosh ka një vullnet për t’u admiruar.

Të fundit

Mira Murati, ndër 50 gratë më të pushtetshme në botë!

Mira Murati, një nga figurat më të shquara në fushën e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale, është tashmë zyrtarisht mes...

Yuri Kim dedikim për Artan Lamen/ Ndihmoi në ndërtimin e të ardhmes së Shqipërisë

Familja e Artan Lames, ish-kreut të Katadastrës Shqiptare, që u nda nga jeta pak ditë më parë ka përcjellë përmes rrjeteve sociale një falënderim...

Gara brenda llojit në PS/ Braçe: Kam humbur miq!

Erion Braçe do të vijojë të jetë deputet i Parlamentit shqiptar, pasi ishte i dyti më i votuar në listën e hapur të PS...

Ethet e finales, Sneijder: “Inter më i matur, kjo datë do të mbahet mend gjatë”

Interi dhe PSG “përplasen” këtë të shtunë në Mynih, në kuadër të finales së madhe të Champions League. Ish-lojtari i zikaltërve, Wesley Sneijder është...

U godit me shpullë nga bashkëshortja, dëgjoni këshillën martesore të Trump për Macron

Presidenti Donald Trump i dha një këshillë shumë të thjeshtë homologut francez, Emmanuel Macron, kur u pyet lidhur me incidentin e ndodhur në Vietnam...

Lajme të tjera

Web TV