Plagosja e Regi Kaçorrit te Kompleksi Olimpik/ Drejtori i Policisë: E dimë kush është autori, qëlloi me armë dhe u largua

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja bëhen me dije lidhur me ngjarjen e sotme afër “Rrugës së Kosovarëve” te Kompleksi Olimpik në Tiranë. Si pasojë e një konflikti të çastit ka mbetur i plagosur 19-vjeçari Reginaldo Kaçorri.

Ai është dërguar në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtim mjekësor. Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar të ngjarjes, duke ngritur pika kontrolli në kryeqytet, si dhe në akset që lidhin Tiranën me Elbasanin.

Në vendngjarje ndodhet edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi. Ai ka folur për mediat duke thënë se e kanë identifikuar autorin dhe janë vënë në kërkim të tij.

Ashtu siç njoftoi dhe policia në një komunikatë zyrtare, Jaupi deklaroi se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit për motive banale mes të rinjve. Njëri qëlloi me armë në drejtim të 19-vjeçarit duke e lënë të plagosur, dhe u largua.

Të fundit

Rutte: Oferta e Trump është një përparim në bisedimet e paqes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se oferta e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për garanci sigurie...

Pronat e krimit me qira, fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë

Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë. Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien...

Detaje nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht: Nuk bëri asnjë ndërhyrje

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 59-vjeçarit pasi doli nga një klinikë dentare në Bilisht. Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se 59-vjeçari nuk...

Trump dhe udhëheqësit europianë pozojnë për “foton familjare”

Para se të uleshin në tryezën ku vazhdojnë bisedimet, udhëheqësit evropiane së bashku me peresidentin amerikan kanë pozuar për “foton familjare”. Në foto shihet Trump...

VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV