Aktori i famshëm tregon se është dhunuar fizikisht nga ish-gruaja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një regjistrim së fundmi tregon se ish gruaja e Johnny Depp, Amber Heard ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij.

Në audio dëgjohen Depp dhe Heard që debatojnë. Debati merr përmasa fizike. Heard pranon, sipas transkriptit, se nisi një sherr fizik. Më pas, Depp i thotë se ajo e gjuajti me grusht.
“Zemër, nuk të gjuajta me grusht… Nuk e di ku i kisha duart ekzaktësisht, por je shumë mirë. Nuk të lëndova, nuk të gjuajta me grusht, thjesht të rashë,” i thotë Heard. Sipas avokatit të Depp, regjistrimi është i vitit 2015. Heard dhe Depp u ndanë një vit më pas. Në regjistrim, Depp i thotë Heard se do ta lërë nëse ajo vijon ta dhunojë. “Nuk dua të të lë. Nuk dua të divorcohem, nuk të dua jashtë jetës sime. Dua paqe. Nëse bëhesh e dhunshme sërish, duhet të ndahemi,” thotë Depp.

Heard i përgjigjet duke thënë se s’premton dot të jetë perfekte. “S’të premtoj dot që s’do zihemi më fizikisht. Ndonjëherë bëhem kaq me nerva sa e humbas,” vijon ajo. “Të premtoj që do bëj gjithçka për të ndryshuar.” Këtë bisedë e regjistroi Heard dhe e paraqiti në gjykatë si provë e dhunës së ushtruar nga Depp gjatë martesës. Në fakt, regjistrimi vërtetoi se Heard është dhunuesja dhe Depp viktima. Avokatja e Heard tha: “Fakti që është grua, që zihet apo që i kthen fjalën, nuk do të thotë që s’ka vuajtur abuzimin dhe dhunën e partnerit të saj.” Në mars të 2019-s, Depp paditi Heard për shpifje për plot 50 milionë dollarë. Sipas Depp, akuzat e Heard se ai e ka dhunuar ishin të pavërteta. Depp dhe avokatët e tij thonë se këto akuza i shkatërruan karrierën aktorit dhe i kushtuan shumë para. Akuzat e Heard u bënë pubiku kur ajo kërkoi një urdhër mbrojtjeje në 2016-n, shkurtimisht pas divorcit si pasojë e dhunës.

Të fundit

Studimi nga Zaloshnja: Katolikët në Shqipëri janë më besimtarët pas komunizmit

EDUARD ZALOSHNJA - Ditët e fundit, Ministria e Financave publikoi listën e familjarëve që përfitojnë këstin e pestë të...

“Putini është grabitqar, nuk do të ndryshojë”

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nuk i kurseu fjalët ndaj Vladimir Putinit gjatë një vizite të dielën në kufirin e Polonisë...

Izraeli do të fusë Greta Thunberg në një burg terroristësh

Arrestimi i aktivistëve në kushte si të ishin terroristë dhe sekuestrimi i anijeve të tyre për t'i shndërruar në një flotë policie është strategjia...

Belgjika, 100 mln euro për blerjen e armëve nga SHBA për Ukrainën

Qeveria belge ka ndarë 100 milionë euro për të blerë armë nga SHBA-ja në mbështetje të Ukrainës. Lajmi u konfirmua nga ministri i Jashtëm,...

Shoferi humb kontrollin e mjetit, vdes e vogla e familjes

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit. Sipas mediave kosovare, referuar njoftimit zyrtar të Policisë, mësohet...

Lajme të tjera

Web TV