Vrasja e 20-vjeçares në Greqi/ Kamerat kanë regjistruar lëvizje të dyshimta para shtëpisë së çiftit (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka tronditur Greqinë para pak javësh dhe mbeti e vrarë 20-vjeçarja Caroline. Mediat greke kanë njoftuar se kamerat e sigurisë në zonë kanë zbuluar lëvizjen e një makine të dyshimtë dhe një motoçikletë e cila lëvizi në zonë, disa minuta pas orës 05:00 mëngjesit fatal të 11 majit.

Ishte ora 05.30 e mëngjesit dhe pak minuta më herët autorë kishin kryer krimin brutal në shtëpinë e pilotit të aviacionit civil në rrugën Panagouli. Ata i morën jetën gruas së tij e cila ndodhej pranë vajzës së tyre 11 muajshe, ndërsa morën edhe 11,000 euro dhe bizhuteritë e tyre. Në emisionin investigativ “Dritë në tunel”, një shikues dërgoi pamje të reja video, të cilat tregojnë një makinë të errët dhe një motor.

Materiali specifik është nga kamerat CCTV nga shtëpia e tij në rrugën Karaiskaki, afër shtëpisë së çiftit. Makina e errët kalon në orën 05:07 të mëngjesit të së martës së 11 majit dhe katër minuta më vonë, në 05:11, kalon motori, drejtuesi i të cilit duket se ka veshur një xhup me kapuç. Ky material do të shqyrtohet nga autoriteti kompetent policor.

Të fundit

Fshati zviceran “gëlltitet” nga akullnaja/ Pamjet pas katastrofës (VIDEO)

Pamjet e reja befasuese tregojnë momentin kur një fshat zviceran varroset nga një akullnajë e rrëzuar, duke shkatërruar shtëpi...

Gjermanët kursejnë shumë, burrat më dorështrënguarit! Ja arsyet

Gjermanët nuk e kanë problem të marrin kredi, por preferojnë të kenë kursime në rast të një situate të paparashikueshme, në mënyrë që kredia...

Projekti i BB për turizmin, qeveria kërkon shtyrje të afatit për shtesën 30 mln USD

Qeveria ka kërkuar shtyje me 11 muaj të afatit të mbylljes së shtesës së projektit i”Zhvillmi i Integruar Urban dhe Turizmi në Shqipëri” mbështetur...

Greqia ashpërson politikat ndaj emigrantëve, çdo bëhet me punëtorët sezonalë?

Qeveria greke ka njoftuar masa të reja më të ashpra kundër emigracionit të paligjshëm, duke planifikuar eliminimin e një rregulli që u lejonte emigrantëve...

Me blloqet shumëngjyrëshe, Piramida e Tiranës përfaqëson një Shqipëri në ndryshim

Maja e Piramidës, siç e quajnë banorët e Tiranës, është një vend i shkëlqyer për të parë horizontin e kryeqytetit të Shqipërisë, shkruhet në...

Lajme të tjera

Web TV