Operacioni “Çlirimi”, policia arreston tre persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Operacion për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Finalizohet operacioni policor i koduar “Çlirimi”. Arrestohen 3 persona me precedent penal në fushën e krimeve kundër personit, pronës dhe armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen 2 armë zjarri, municion luftarak, 2 armë të ftohta dhe 1 makinë e blinduar.

“Në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri dhe në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si edhe nga informacionet e mara në rrugë operative, Policia bëri të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Sh. K., 33 vjeç, banues në Fier, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje;
A. B., 35 vjeç, banues në Fier;
R. L., 20 vjeç, banues në Fier;

Gjatë kontrollit të ushtruar nga strukturat e DVP Fier, në fshatin Çlirim, Fier, në mjetin e blinduar Audi A8, i cili drejtohej nga shtetasi R. L., poshtë ulëses së parë të pasagjerit, ku ishte ulur shtetasi Sh. K., u gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri tip pistoletë dhe 2 krehra me 24 fishekë.

Gjatë kontrollit personal, shtetasit R. L. iu gjet dhe sekuestrua një mjet prerës (thikë), që e kishte në çantën e dorës.

Gjithashtu, gjatë kontrollit personal të ushtruar ndaj shtetasit A. B., u gjet dhe u sekuestrua një mjet prerës (thikë).

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 pistoleta, 2 krehra me 24 fishekë, 2 mjetet prerëse dhe automjeti i blinduar Audi A8.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier, për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.- thuhet në deklaratën e policisë./fjala.al/

Të fundit

Berisha: Nga 54 vite punë, bashkë me gruan kam vetëm një apartament 40 metra katror

Sali Berisha ka reaguar pasi GJKKO vendosi që të shtyjë seancën e parë për çështjen “Partizani”. Ai thotë se gjyqi...

I gjithë Shteti tek Onkologjiku!

Alba Malltezi Është kaq e rëndë që në vite e vite gazetari, kur nëna të sëmura me kancer gjiri trokisnin në redaksi për të kërkuar...

Plani i Rritjes, Rama me liderët e BP takohen me Marta Kos, Samiti mbahet në Shkup

Udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor ndodhen në Shkup të Maqedonisë së Veriut ku sëbashku me komisioneren europiane për Zgjerim, Marta Kos do...

Trump: Nuk po i ofroj asgjë Iranit! S’jam si Obama!

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar me tone të ashpra në rrjetet sociale ndaj senatorit demokrat Chris Coons, duke mohuar kategorikisht se po kërkon marrëveshje me...

Berisha nuk shkon në gjyq/ Avokati Hoxha: “Partizani” do zgjasë

Avokati Arbër Hoxha thotë se gjykimi për dosjen “Partizani” do të zgjasë. Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Hoxha u shpreh se ish...

Lajme të tjera

Web TV