“Është i gjithi faji im”/ Zbulohet kush e shkaktoi tragjedinë në Itali ku vdiqën 14 persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre të dyshuar në një aksident me teleferik në Itali që vrau 14 persona u lejuan të dilnin nga burgu të dielën, pasi një gjykatës vendosi se pjesa më e madhe e fajit i binte vetëm njërit prej tyre, teknikut të shërbimit. Fatkeqësia më 23 maj bëri që një kabinë teleferiku që fluturonte nga qyteti turistik Stresa, të shkëputej dhe të binte në tokë mbi malin Mottarone në rajonin e Piemonte.

I vetmi i mbijetuar ishte një djalë 5-vjeçar, Eitan Biran, prindërit, vëllai i vogël dhe stërgjyshërit e të cilit humbën jetën në aksident. Pronari i ndërmarrjes së teleferikëve në Mottarone, Luigi Nerini dhe shefi i mirëmbajtjes Enrico Perocchio u arrestuan të mërkurën për incidentin së bashku me një teknik, Gabriele Tadini.

Gjykatësja hetuese e Verbania, Donatella Banci Buonamici, tani ka vendosur se kishte një “mungesë të madhe të provave” të fajësisë për dy personat e të parë, të cilët u liruan nga burgu i Verbania të dielën. Ajo shtoi se pjesa më e madhe e fajit për aksidentin ishte te Gabriele Tadini, i cili kishte çaktivizuar qëllimisht frenën e urgjencës së makinës, sepse ajo bllokohej në mënyrë spontane. Frenat mund ta kishin ndaluar kabinën e teleferikut pasi pasi kablloja u këput. Në gjyq, Tadini u ka thënë të pranishmëve: “Është i gjithi faji im”. Ai u lejua të largohej nën arrest shtëpiak dhe po pret padinë. Rajoni i Piemontit mbajti një minutë heshtje mesditën e së dielës, me flamuj që valëviteshin në gjysmë shtizë për të përkujtuar atë që ndodhi një javë më pare, fatkeqësinë pranë liqenit Maggiore.

Të fundit

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse pini shafran të Indisë çdo ditë!

Shafrani i Indisë është një mënyrë e shpejtë dhe e lehtë për të marrë të gjitha përfitimet e mahnitshme...

Ja cilat janë universitetet më të mira në Europë

36 nga 100 universitetet më të mira globale janë në Europë, një rritje disi e konsiderueshme në krahasim me 28 universitetet që kishte Europa...

Po afron 14 shkurti dhe ti je single? Ja 5 arsye për të festuar

14 shkurtin zakonisht çiftet e kalojnë bashkë, por kjo datë është gjithashtu dita më e mirë që ju të dashuroheni me veten. Është koha...

FOTO/ Familjarët e Loredanës ‘thumbojnë’ kështu ‘dhëndrin’ e tyre

Nuk ndalen familjarët e Loredanës/ Pas largimit të Jozit nga shtëpia, ata e ‘thumbojnë’ kështu ‘dhëndrin’ e tyre Ata kanë publikuar një imazh të saj...

Donald Trump planifikon të marrë pjesë në Super Bowl në New Orleans të dielën

Presidenti Donald Trump po planifikon të marrë pjesë në Super Bowl në New Orleans të dielën, duke shënuar herën e parë që një president...

Lajme të tjera

Web TV