Aksident i rëndë në Tiranë, kamioni bën ‘përshesh’ “Benzin” (Video)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm te Pallati me Shigjeta, pranë mbikalimit.

Bëhet e ditur se një makinë tip “Benz” është përplasur nga prapa nga një kamion.

Në videon e publikuar nga Gazeta “Shqip” shihet që makina e tipit Benz është goditur keqas nga kamioni, ndërsa menjëherë kanë shkuar makina autoambulancë ku ka marrë një të plagosur.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje, për të zbardhur të gjithë dinamikën e përplasjes. Ndërsa akoma nuk ka dhënë ndonjë informacion paraprak mbi këtë ngjarje.

https://streamable.com/xtudru

https://streamable.com/5kelmm