Burri qan, gruaja: Qaj e plas, unë jam si gocë e re, dal pi kafe, më çojnë në Golem…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare, ditën e djeshme ishte një çift bashkëshortësh, Zenuni dhe Vjollca, të cilët kanë probleme prej 5 vitesh me njëri-tjetrin dhe nuk jetojnë më bashkë. Konfliktet kanë filluar kur Zenuni i dha kushëririt të tij të parë 36 mijë Euro borxh tek noteri, por ai nuk ia ka kthyer këto para dhe nisën zënkat në familje.

Tani Zenunit nuk i flet as gruaja e tij Vjollca dhe as dy djemtë. Vjollca jeton tek shtëpitë e reja që kanë bërë djemtë, ndërsa Zenuni jeton në mjerim në shtëpitë e vjetra të cilat nuk kanë kushte.

“Aty të rrish, si qen vetëm, as laj as shpëlaj, s’dua t’ja di fare. Nuk di të mbash grua ti, gruaja ka bërë shkollën e Enverit, dilja me nota të mira, isha në punë , jo në mensë, jo në dyqan shitëse, kam qenë kryetare e gruas e frontit Demokratik etj, nuk rri unë me ty, harroje”, i tha Vjollca Zenunit.

“Unë çantën në krah, kur bëhen votimet unë vëzhguese, për kokrrën e qejfit. Drekën ma sollën ata, kurse ky ngordhi për bukë në shtëpi. Unë në një dhomë në Golem, një dhomë në Gjirokastër, ku nuk më çonin. Të qajë dhe le të plasë, unë po qaj vetë, po më qajnë kalamajtë atje. Unë jam si gocë e re, nuk dua t’ja di për të. Ç’e dua unë atë, vetëm për ta larë, vetëm për ta shpëlarë? Unë dua të bëj një dorë jetë, të jetoj mirë, çantën në krahë, pi kafen në lokal, kokrrën e qejfit”, u shpreh Vjollca.

Të fundit

1209 – Masakra në Béziers: Fillimi i Kryqëzatës kundër Albigensëve (Katharëve)

Më 22 korrik 1209, qyteti i Béziers në Languedoc (jug i Francës së sotme) u sulmua dhe u shkatërrua...

Horoskopi ditor, 22 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Megjithë disa keqkuptime në marrëdhëniet në çift, do të jeni të durueshëm dhe do të përpiqeni ta bëni këtë një ditë pozitive. Bëni...

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria bëhet” mes Endri Shabanit dhe...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Lajme të tjera

Web TV