Janar i ‘çmendur’/ 506 aksidente iu morën jetën 16 qytetarëve  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

S`kishte si të ndodhte ndryshe. Muaji i parë i vitit nuk mund të ishte vetëm kriminal për vendin tonë, për sa iu përket vrasjeve , atentateve dhe krimeve në familje. Një shifër e frikshme përgjakjesh janë shënuar edhe nëpër rrugët e vendit.Muaji i parë i vitit mbyllet me një bilanc tragjik sa i përket aksidenteve rrugore në Shqipëri. Sipas Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore përgjatë janarit në vendin tonë janë regjistruar 506 aksidente rrugore.

112 prej tyre janë konsideruar me rrezikshmëri të lartë për jetën ndërkohë që 16 persona të përfshirë në to kanë gjetur vdekjen. Qarku me numrin me të lartë të aksidenteve rrugore është Tirana ndiqet nga Vlora, Durrësi dhe Elbasani. I fundit në listë qëndron Kukësi me asnjë aksident të regjistruar përgjatë muajit janar dhe Dibra me vetëm një. Mos respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor, drejtimi i mjetit tej normave të lejuara dhe përdorimi i telefonave gjatë drejtimit të automjetit janë shkaqet kryesore sipas Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore që i kanë ndërprerë në mes jetën e shumë qytetarëve.

Nisur nga kjo dhe numri në rritje edhe i aksidenteve me pasojë vdekjen apo edhe atyre me rrezikshmëri të lartë për jetën, Qendra Kombëtare Urgjencës Mjekësore, apelon për kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve ndërsa thotë: “Është më mirë të arrini gjysmë ore me vonesë, sesa mos të mbërrini në destinacion!” n.k/Fjala.al/

 

 

 

Të fundit

“Psikopat, i sëmurë”/ Kundër kujt shpërtheu kështu Egli?

G-Bani dhe Xumi bënë plan me njëri-tjetrin që të trembnin banorët e “Big Brother VIP 4”. Xumi ishte fshehur...

Po rritet euro! E nis vitin pozitivisht, rikuperohet edhe dollari e paundi

Monedha europiane e ka nisur vitin pozitivisht teksa është rritur me disa pikë. Kursi zyrtar i Bankës së Shqipërisë bën të ditur se euro...

Nga data 1 shkurt ulet çmimi i energjisë, ja cilat kategori do të prekë ky vendim

Nga data 1 shkurt 2025, do të nisë ulja e çmimit të energjisë elektrike. Enti Rregullator i Energjisë, do të nisë të martën shqyrtimin...

Dosja Partizani/ Shtyhet seanca për Berishën, ja kur pritet të mbahet

Gjykata e Posaçme shtyn për në 20 janar, ora 10:00 seancën paraprake të dosjes “Partizani”. Seanca e sotme u ndërpre pas 4.5 orësh për...

24 orë nga jeta e një Fatkeqi

Nga Edison Ypi Në jetën e Fatkeqit koha nuk rridhte në rend kronologjik. Ishte më se zakonshme që një ditë që niste, ta zemë, muajin e...

Lajme të tjera

Web TV