Ekzekutimi i Velajt në Vlorë, shoqërohen 4 persona. Policia ngre disa pika kontrrolli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 

Policia e Vlorës ka shoqëruar 4 persona mesnatën e së enjtes, lidhur me ekzekutimin e Shkëlzen Velaj, 35 vjeç. Ky i fundit mbeti i vdekur në vend nga breshëria e kallashnikovit.

4 personat e shoqëruar dyshohet  të kenë qenë në dijeni për ngjarjen, ndërsa janë ngritur dhe pika postblloqe për arrestimin e autorëve. Pika kontrolli janë ngritur në Vlorë, Orikum, autostradën Vlorë-Fier, madje edhe në Elbasan.

35-vjeçari i ekzekutuar është vëllai i Ardi Velajt, i cili mbeti i vrarë në ngjarjen e rëndë të vitit 2015, të ashtuquajturën “Masakra e Çoles”.  Bashkë me vëllanë e tij u vranë dhe dy të tjerë, Akil Hasanaj dhe Albi Limaj.

Masakra ndodhi më 7 prill 2015 parë në lagjen “Çole” të Vlorës. Ajo e ka zanafillën në një sherr të nisur në të gdhirë të së martës në një kazino pranë portit të qytetit bregdetar. Konflikti mes grupeve të të rinjve në lokal la të vrarë 3 persona dhe  një të plagosur.

Ndërkohë lidhur me ngjarjen e mbrëmshme, nuk janë bërë ende të ditura  rrethanat.

 

Të fundit

Shtëpia e Bardhë irritohet me Netanyahun: Si një fëmijë që nuk di si të sillet

Shtëpia e Bardhë thuhet se është e irrituar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu pas sulmeve në Siri dhe bombardimit...

Apatia që po e sfilit vendin

Nga Ben Andoni Jo thjesht debati gati grotesk për mandatin e dy kryetarëve të partive të vogla, por ajo që po ndodh me opozitën në...

Plani për punësimin e emigrantëve/ Zbardhet projekti i qeverisë

Diaspora mbetet prioritet i qeverisë shqiptare. Jo vetëm me të drejtën e votës së mundësuar për herë të parë në zgjedhjet e 11 majit,...

365 – Cunami që shkatërroi Aleksandrinë dhe rrënjët e një qyteti legjendar

Më 21 korrik të vitit 365 pas Krishtit, një ngjarje natyrore katastrofike goditi brigjet lindore të Mesdheut: një tërmet, mendohet me magnitudë rreth 8...

Horoskopi ditor, 21 Korrik 2025

Dashi Gjate kësaj dite do zbuloni disa ane te tjera te karakterit te partnerit tuaj te cilat do iu pëlqejnë jashtë mase. Do ndiheni me...

Lajme të tjera

Web TV