Nisin provimet e Maturës Shtetërore, Rama: Suksese pas një viti të vështirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rreth 34 mijë maturantë i janë nënshtruar sot që prej orës 10:00 provimit të parë të  Matures Shtetërore, atij të Gjuhës së huaj. Provimi do të zhvillohet në 208 qendra  në mbarë vendin dhe do të përfundojë në 12:30.

Kryeministri Edi Rama ka uruar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale maturantët.

“Suksese maturantëve pas një viti tejet të vështirë”, shkruan Rama.

Pavarësisht faktit që këtë vit ndryshe nga vitet e kaluara pjesa më e madhe e mësimit u zhvillua online, nuk do të ketë reduktim të programit mësimor.

Maturantet do të duhet të zbatojnë rregullat anti-COVID. Në një klasë do të jenë 10-15 maturantë. Nëse maturanti ditën e provimit do të jetë i infektuar me COVID, nuk do të futet në provim por do të ketë mundësi që ta japë në sezonin e vjeshtës.

Tezat e sivjetshme do të përmbajnë pyetje me alternativa dhe pyetje me zhvillim, që do të jenë të orientuara drejt përgjigjeve logjike dhe jo riprodhimit. Testi në total ka 60 pikë dhe pragu i kalueshmërisë është 25% (15 pikë). Maturanti nuk lejohet të ketë telefon me vete, nëse konstatohet me telefon do të përjashtohet nga provimi. Ditën e provimit duhet të kenë me vete mjetin identifikues.

Mbikëqyrja bëhet me përfaqësues të MASR, përgjigjes administrimi. Datat e provimeve të Matures Shtetërore 2021: 3 qershor Gjuha e huaj; 7 qershor Gjuha Shqipe; 11 qershor Matematika dhe 15 qershor Lënda me zgjedhje. Provimet kanë diferencë 4 ditore.

 

 

Të fundit

Epidemia/ Viktima e parë, një 2-vjeçar vdes nga fruthi, numri i të prekurve arrin rekord

Që kur filloi shpërthimi i fruthit në Izrael rreth tre muaj më parë, janë diagnostikuar 503 pacientë, nga të...

Katër të arrestuar për flakët në Berat, kamerat filmojnë një prej zjarrvënësve

Katër persona janë arrestuar për zjarret në qarkun Berat. Policia ka njoftuar këtë të mërkurë se ka vënë në pranga “4 autorët e zjarrvënieve...

Pyjet po tkurren me shpejtësi, zjarret dhe prerjet e paligjshme rrezikojnë ekosistemin

Pyjet e Shqipërisë po tkurren çdo vit, për shkak të zjarreve, prerjeve të paligjshme dhe mos-mbjelljes së drurëve të rinj. Nga mbi 1.1 milionë...

“Pse nuk blen Shqipëria avionë zjarrfikës?”, përgjigjet Rama: Duhen bërë ca llogari…

Përse Shqipëria nuk disponon avionë zjarrfikës? Kësaj pyetje të bërë së fundmi nga shumë persona nisur edhe nga zjarret që po përvëlojnë Shqipërinë ditët...

Arsyet pse izraelitët kanë mbyllur sytë ndaj Gazës

Nga Shira Efron* Një lumë imazhesh të fëmijëve të uritur në Rripin e Gazës ka tërhequr vëmendjen e botës, duke thelluar zemërimin ndaj veprimeve të...

Lajme të tjera

Web TV