Guvernatori Sejko takon përfaqësuesin e ri të BB-së/ Ja për çfarë bien dakord

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko u takua me përfaqësuesin e ri të Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas. Ky i fundit nis detyrën në 1 korrik dhe zëvendëson drejtoren aktuale Maryam Salim.

Gurvernatori Sejko njohu përfaqësuesin e bankës me ecurinë ekonomike, post pandemi, masat e marra si dhe pritshmëritë për ecurinë e mëtejshme.

BB i ka ofruar asistencë Bankës së Shqipërisë kryesisht në fushën e mbikqyrjes bankare, sistemit të pagesave si dhe ndërhyrjes së jashtëzakonshme.

Fillimisht, Guvernatori Sejko i drejtoi një falënderim të veçantë për Salim, për kontributin e dhënë gjatë këtyre viteve dhe disa iniciativave specifike të  ndërmarra në fushat e reformimeve programore dhe politike.

Përfaqësuesit e BB-së vlerësuan pozitivisht politikën e ndjekur nga Banka e Shqipërisë në përgjigje të situatës së krijuar nga COVID-19, si dhe për kontributin e saj  në reduktimin e kredive me probleme, në përmirësimin e ambientit të kreditimit e kuadrit mbikëqyrës e rregullator, dhe përafrimin e tij me standardet më të mira ndërkombëtare.

Më në veçanti u vlerësuan politika e Bankës së Shqipërisë për ruajtjen e stabilitetit financiar të vendit dhe shëndetit të bankave, pavarësisht sfidave dhe vështirësive me të cilat u përball Shqipëria gjatë periudhës së pandemisë dhe më herët.

Nga ana e tij, Salinas u shpreh se do të angazhohet që programet e asistencës teknike dhe thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ndërinstitucional të vijojnë të zbatohen me sukses edhe gjatë mandatit të tij.

Në përfundim, bashkëbiseduesit diskutuan mbi projektet e ardhshme të Bankës së Shqipërisë, të cilat mund të mbështeten nëpërmjet asistencës teknike të ofruar nga Banka Botërore.

Emanuel Salinas i është bashkuar BB-së në vitin 2005 dhe pasi ka përfunduar me sukses misionet në Bosnje Hercegovinë dhe Mal të Zi, do të fillojë nga detyra në Shqipëri, nga data 1 korrik 2021.

Lexo edhe :  Parashikimi i BSH, ditët e mira për ekonominë shqiptare pritet të vijojnë

 

Të fundit

Turistët në Krujë/ Mbi 1.3 milion vizitorë në Muzeun Historik dhe atë Etnografik

Shqipëria po preferohet gjithmonë e më shumë jo vetëm për detin por edhe për historinë e kulturën.Kruja është transformuar...

Rritja e çmimeve, qytetarët ankohen për cilësinë, për emigrantët janë të përballueshme

Ashtu si çdo sezon veror në Vlorë, çmimet janë rritur ndjeshëm. Për pushuesit në plazhe kjo rritje ka prekur çdo produkt e shërbim që...

Histori mahnitëse mbijetese, ja si e shpëtoi policia 46-vjeçarin të bllokuar në ujëvarë

Një burrë nga Kalifornia, i cili kohët e fundit mbeti i bllokuar pas një ujëvare për dy ditë ndërsa ngjitej, u shpëtua nga policia...

Lufta në Gaza/ Izrael, 38 të arrestuar në demonstratat antiqeveritare

Në Izrael, 38 persona u arrestuan në protestat e organizuara në të gjithë vendin sot (17 gusht), duke kërkuar përfundimin e luftës në Gaza...

Skadal në Korçë/ Vjehrra rreh nusen, pajiset me urdhër mbrojtje

Një rast i rëndë është raportuar në Korçë këtë të diel. Vjehrra ka dhunuar nusen e djalit, ndërsa kjo e fundit është pajisur me...

Lajme të tjera

Web TV