Mërtiri: Qeveria, me anti-KÇK i fut të gjithë në ombrellën e saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sociologu Ergys Mërtiri ka kritikuar paketën Anti- KÇK të mazhorancës duke thënë se me këtë qeveria fut në xhep SPAK-un pasi i merr kompetencat, në një kohë kur kjo e fundit duhet të ishte armikja dhe në luftë me politikën

Mërtiri në emisionin ‘Real Story’ u shpreh se gjatë gjithë kësaj kohe qeveria ka qenë partnere me krimin e organizuar dhe përdor edhe shprehjen se “nëse i vare dhe një mëlçi më tepër ujkut në qafë” s’mund të pretendosh se do bëjë luftojë krimin.

Po ashtu socioalogu e konsideron aktin normativ të mazhorancës si anti- kushtetuese.

Kemi prova që gjatë gjithë kësaj periudhe qeveria është shfaqur në partneritet me krimin e organizuar. Nuk mund të besojmë që duke i lënë ujkut një mëlçi më shumë në qafë të mund të bëhet gjë.

Tashmë ky ujku po i merr kompetencat SPAK-ut. Një prokuror në SPAK ta bën gjëmën, kurse me këtë qeveria i përfshin të gjithë në ombrellë dhe grumbullon kompetencat.

Është themeltare që gjyqësori të jetë i pavarur. Aq më tepër në kushtet kur kemi bërë një Reformë në Drejtësi, ku SPAK duhet të ishte në luftë dhe armike e politikës. Kjo të çon në një rrymë të kundërt që tregon se SPAK është në xhepin e qeverisë.”- tha Mërtiri.

Të fundit

Cilat janë dy zonat më të shtrenjta në Shqipëri?

Me çmimet e reja të referencës, ‘Zona 13’ në Durrës dhe ishulli i Sazanit në Vlorë do të jenë...

80 mln euro, e treta e vërteta! Ylli i Premier League po ndryshon destinacion

Pas 67,5 mln eurove të refuzuara nga Liverpool, Bayern po bëhet gati për ofertën e tretë për Luis Diaz. Sipas gazetarit Ben Jacobs, kampionët...

Nën akuzë për fshehje pasurie, GJKKO kalon për gjykim dosjen e Dogjanit

Gjykata e posaçme ka pranuar kërkesën e spak dhe ka kaluar per gjykim te dosjes ne ngarkim te deputetit demokrat Asllan Dogjani me akuzen...

Rama thërret kabinetin në Dajt! Kush e ka radhën për ‘shkundje’?

Edi Rama pritet që mesditën e së enjtes të rikthehet në rezidencën qeveritare në malin e Dajtit me një takim “retreat”. Nesër, rreth orës 13:00,...

Avioni në Itali rrëzohet në autostradë dhe shpërthen në flakë

Pamjet tronditëse që tregojnë një avion të vogël teksa rrëzohet në njërën nga dy korsitë e autostradës Ospitaletto-Montichiari, e njohur si Corda Moll në...

Lajme të tjera

Web TV