Të akuzuarit u lanë të lirë/ Babai i Alket Muhajt: Do të kërcasë automatiku, do marr gjakun e djalit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

‘Do të kërcasë automatiku, do marr gjakun e djalit të vetëm’. Deklarata e fortë është bërë nga Gjolek Muhaj, babai i Alket Muhajt që u vra në shtator 2018, të akuzuarit për ekzekutimin e të cilit u liruan dje nga Gjykata e Apelit Gjirokastër.

“Kjo është një vrasje e dytë. Pse e lanë që të zgjatej kaq sa të shkeleshin afatet.Kush do t’i shihte kriminelët në mes të pyllit? Ka probleme të tjera që i di unë dhe janë të gjitha në dosje. Nëse gjykata nuk zbaton ligjin do të ketë vetëgjyqësi pastaj. E di unë se çdo të bëj pastaj. Mbase marrim vendim tjetër ne. Fillimisht do t’ia lë gjykatës. Por nëse nuk ka drejtësi unë do marr hakun e djalit. Ma vranë kriminelët djalin e vetëm. Edhe unë gjej armë, njerëz kam sa të duash. Këta duan të kërcasë automatiku si batalion”, ka thënë Gjolek Muhaj.

Gjykata e Apelit në Gjirokastër ka liruar dje nga burgu Et’hem dhe Dino Muhaj nga fshati Rabije të akuzuar për vrasjen e Alket Muhaj po nga fshati Rabije më 6 shtator të vitit 2018. Ishte masa e arrestit që është dhënë nga Apeli i Gjirokastrës pas 2. 5 vitesh qysh nga ngjarja e bujshme. Babë e bir janë lënë në arrest shtëpie, sot duke dalë nga paraburgumi i deritanishëm 2.5 vjet që kanë qenë që kur u arrestuan në 8 shtator të 2018.

Në Gjykatën e Apelit u shqyrtua kërkesa e avokatit të të pandehurve Tahir Novi me arsyetimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit për të pandehurit pasi Gjykata e Faktit zvarriti në këtë periudhe 2.5 vjeçare proceset gjyqësore duke mos dhënë një vendim përfundimtar  ç’ka u kaluan afatet ligjore.

Gjykata konstatoi se pretendimi i palës mbrojtëse ishte i bazuar në ligj. Procesi gjyqësor në Gjykatën e Faktit zgjati 2.5 vjet dhe për këtë shkak dy personat e akuzuar duhet te mos qëndronin më në paraburgim.

Lexo edhe :  “Vdekjet po tejkalojnë lindjet”, ekspertja E Gjebrea: Është fenomen kombëtar

Alket Muho, 43-vjeç, u vra me 7 plumba. Muho është qëlluar me një automatik model 56, nga një distancë e afërt. Në vendngjarje janë zhdukur gëzhojat. Ndër dyshimet kryesore të organit të akuzës është se Alket Muhaj është vrarë për shkak të konflikteve të përsëritura me motive pronësie. Mirëpo mbrojtja pretendon se Etem dhe Dino Muhaj nuk kanë lidhje me vrasjen pasi nuk kanë qenë në fshat më 6 shtator 2018, kur u gjet i pajetë 43-vjeçari.

Të fundit

Skandal financiar në Britani, nis hetimi për mashtrim në projektin gjigand HS2

Një hetim i thelluar është hapur në Mbretërinë e Bashkuar pas dyshimeve për mashtrim fiskal dhe keqpërdorim fondesh në...

Zbulohet lista: Kush janë futbollistët më të paguar të Botërorit të klubeve?

Leo Messi përfaqëson MLS-në në Botërorin e klubeve si lojtari më i paguar i kontinentit amerikan dhe është pjesë e listës së 20 futbollistëve...

Anija kozmike e Agjencisë Hapësinore sjell pamjet e para të polit jugor të Diellit

Videoja dhe imazhet e para të polit jugor të Diellit janë dërguar në Tokë nga anija kozmike Solar Orbiter e Agjencisë Hapësinore Evropiane. Imazhet...

Befasia e madhe nga Juventusi: 70 mln euro për sulmuesin më të kërkuar në Europë

Përveç klubeve të Premier League, në garë për Viktor Gyökeres futet seriozisht edhe Juventus. "Corriere dello Sport" raporton se Juventus, brenda pak ditësh do...

Pyetja tani për Iranin dhe Izraelin: Kush mund të durojë më shumë dhimbje?

Izraeli dhe Irani janë tashmë të përfshirë në një përballje që do të testojë durimin e tyre ndaj dhimbjes dhe gatishmërinë për të përshkallëzuar...

Lajme të tjera

Web TV