Kreu i SPAK, Kraja: Nuk kemi kohë për llafe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Këshilli të Lartë të Prokurorisë,  Gent Ibrahimi prezantoi Arben Kraja në krye të SPAK. Ibrahimi tha se tashme që drejtësia ka marrë formë të gjithë mund të festojë të qetë. Ai gjithashtu falënderoi Donika Prelën, ish-kryetaren e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

“ Sot bëjmë një mbyllje të procesit dhe hapim një tjetër. Tashmë këto institucione janë të krijuara.  Ne kemi ndjerë peshën e punës. Presim që dritat e skenës të zhvendosen aty ku duhet të jenë, Do të japim kontributin tonë për reformën në drejtësi. SPAK është një strukturë që njihet nga të gjithë. Mendoj se do ketë rezultatet që ne presim për këtë strukturë.

Falënderoj dhe zonjën Prela, e cila ka punuar në dy vitet e fundit pasi ka qenë në një presion të zakonshëm. Tashmë mund të shkojmë të festojmë të qetë, pasi viti i ri do të jetë shumë intensiv. Jam optimist se SPAK do të marrë peshën e duhur në jetën e këtij vendi. Sot është një ditë historike për vendin.”- tha kreu i KLP, Ibrahimi

Kreu i SPAK, Arben Kraja gjatë prezantimit të tij tha se strukturën që ai drejton e pret një punë e madhe.

“Nuk dua ta zgjas se kemi shumë punë për të bërë. Falënderoj të gjitha anëtarët e KLP, bashkë me të gjithë prokurorët e tjerë do bëjmë një grup shumë të mirë. Nuk është më koha për llafe, por për punë. Bashkë me zotin Dumani dhe zotin Kondilli do të krijojmë një grup të mirë”- tha kreu i SPAK, Kraja./Fjala.al/

Të fundit

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës me risi, feston nisjen e fluturimeve Lisbonë–Tiranë

24 Qershor 2025 | Tiranë, Shqipëri – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka shënuar sot një tjetër moment të...

Dokumenti, Donald Trump firmos urdhrin e ri për Shqipërinë dhe rajonin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka zgjatur gjendjen e emergjencës kombëtare për Ballkanin Perëndimor Dokumenti zyrtar është publikuar në Regjistrin Federal...

E befasishme: Igli Tare zgjedh sulmuesin serb për merkaton e verës?

Pas disa ditësh reflektim, Theo Hernandez ka pranuar ofertën e majme të Al Hilal-it të Simone Inzaghit. Milani do të përfitojë rreth 25 milionë...

OKB-ja akuzon Izraelin për “shfarosjen” e palestinezëve

Organizata e Kombeve të Bashkuara e akuzoi Izraelin se po lë sistematikisht civilët në Rripin e Gazës që të vdesin nga uria. Drejtuesi i...

Safet Bajri, Astmer Bilali dhe Behar Bajri bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë

Safet Bajri, Behar Bajri dhe Astmer Bilali kanë paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë, pas vendimit të Apelit të GJKKO-së, që i la në...

Lajme të tjera

Web TV