Regjistrohet rasti parë i variantit të koronavirusit indian në kufi me Shqipërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbulohet rasti i parë i mutacionit indian të koronavirusit. Bëhet fjalë për një rast të identifikuar në Maqedoninë e Veriut, një shtet kufitar me Shqipërinë.

Javën e kaluar tek një pacient i cili është hospitalizuar në spital privat, është detektuar varianti “indian” i koronavirusit.

“Sipas anketës epidemiologjike të cilën e ka bërë spitali, pacienti është kthyer nga Iraku, ku më parë 10 ditë ka qenë i hospitalizuar, kur është kthyer në vendin, menjëherë me makinë të ndihmës së shpejtë është dërguar në spital. Gjendja e pacientit është stabile dhe nuk është shenjë për rrezik”, ka thënë Filipçe.

Siç njoftohet nga kabineti i Ministrisë së Shëndetësisë, detektimi është bërë tek një pacient i kthyer nga Iraku, i cili është dërguar për trajtim në një spital privat ku edhe prej mostrave të marra ka rezultuar pozitiv.

Mësohet se personi i infektuar kishte qëndruar në spital në Irak për 10 ditë, ndërkohë që me të ardhur në Maqedoninë e Veriut ka vazhduar hospitalizimin.

Ministri i Shëndetësisë, Venko FIlipiçe, sipas Alstat TV,  ka deklaruar se do të propozojë deri tek Shtabi i përgjithshëm i Krizës që masat aktuale dhe ora policore të mbesin në fuqi deri më 15 qershor në territorin e gjithë shtetit fqinj.

Varianti indian i Covid shihet si më i rrezikshmi për momentin, dhe se ai nuk luftohet pa një dozë të vetme të vaksinës. Sipas ekspertëve nevojiten të paktën dy doza vaksinash të plotë për të mposhtur këtë lloj mutacioni, që është cilësuar i rrezikshëm në Britaninë e Madhe.

Të fundit

Kthjellime dhe vranësira, si do të jetë moti këtë të diel

Ditën e diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash...

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje, ku shumë prej kandidatëve morën...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Lajme të tjera

Web TV