E rëndë/ Përplasen trenat, të paktën 100 tëplagosur dhe 45 të vdekur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet në Pakistan njoftuan se dy trena ekspres u përplasën me njëri-tjetrin të hënën në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar vdekjen e paktën 45 personave dhe plagosjen e në shumë se 100 të tjerëve.

Ekipe shpëtimi e banorë të zonës po vazhdojnë përpjekjet për të gjetur të mbijetuar si dhe nxjerrë trupat e viktimave prej vagonëve të shkatërruar.

Ngjarja ndodhi në rrethin Ghotki në provincën jugore të Sindh-it.

Në vendngjarje u sollën makineri të rënda për të bërë të mundur çarjen e disa vagonëve me shpresën për të shpëtuar disa pasagjerë që mendohej se ndodheshin të bllokuar brenda tyre. Në ndihmë erdhi dhe ushtria që vendosi në dispozicion trupa dhe helikopterë.

Autoritetet thanë se rreth orës 3:30 të mëngjesit treni “Millat Express” doli nga shinat duke u pëplasur disa minuta më vonë me trenin “Sir Syed Express”. Nuk është ende e qartë se çfarë shkaktoi daljen nga shinat të trenit të parë, por makinisti i trenit të dytë tha se ai frenoi kur pa trenin që kishte dalë jashtë kontrollit, por nuk kishte patur kohë për të shmangur përplasjen.

“Sfida jonë është të shpëtojmë sa më shpejt ata pasagjerë që janë ende të bllokuar nën rrënoja”, tha Umar Tufail, shef i policisë së qarkut. Numri i të vdekurve vazhdoi të rritet gjatë ditës dhe aktualisht ka arritur në të paktën 45.

Zyrtarët thanë se më shumë se 100 pasagjerë janë plagosur dhe ata me dëmtime kritike janë dërguar apo po dërgohen me helikopterë në spitalin e një qyteti aty pranë. Sipas zyrtarëve të hekurudhave, rreth 1,100 pasagjerë ndodheshin në të dy trenat që u përplasën.

Më herët gjatë ditës Azam Swati, ministri i Hekurudhave i tha agjencisë “Associated Press” se inxhinierë dhe ekspertë po përpiqeshin të përcaktojnë se çfarë e shkaktoi përplasjen dhe se po shqyrtoheshin të gjitha aspektet që mund të kenë shkaktuar incidentin, përfshirë mundësinë e një sabotazhi.

Lexo edhe :  Zv.kancelari gjerman: Mbështetja jonë për Ukrainën nuk lëkundet

Habibur Rehman Gilani, kryetar i Hekurudhave të Pakistanit, tha për televizionin pakistanez “Geo News” se segmenti i binarëve ku ndodhi përplasja ishte i vjetëruar dhe se duhej të zëvendësohej, por ai nuk dha të tjera detaje.

Aijaz Ahmed, makinisti i trenit ekspres “Sir Syed” tha për të njëjtin stacion se pasi kishte parë trenin që kishte dalë nga shinat, ai ishte përpjekur të bënte më të mirën për të shmangur përplasjen duke frenuar, por nuk ia kishte dalë dot. Zyrtarët e hekurudhave thanë se zoti Ahmed ishte plagosur lehtë dhe se banorët e zonës e kishin nxjerrë atë nga motori i trenit.

Kryeministri pakistanez Imran Khan shprehu hidhërimin e tij të thellë mbi tragjedinë. Ai shkruante në Twitter se i kishte kërkuar ministrit të Hekurudhave të mbikëqyrte operacionin e shpëtimit dhe se kishte urdhëruar gjithashtu hetimin e ngjarjes.

Mohammad Amin, një nga udhëtarët në e trenit “Millat Express” i cili ishte plagosur lehtë, i tha agjencisë AP se para se treni të nisej nga qyteti port i Karaçit, ai dhe vëllai i tij kishin parë mekanikë të punonin në njërin prej vagonëve të tij.

Kjo i kishte bërë ata të mendonin se me të kishte diçka që nuk shkonte, por ishin siguruar se gjithçka ishte në rregull. Zoti Amin tha se ai besonte se vagoni i trenit tek i cili po punohej përpara nisjes ishte ai që më vonë kishte dalë nga shinat. Zyrtarët e hekurudhave thanë se po merrnin shënim dëshmitë e mbijetuarve, përfshirë edhe të makinistëve.

Aksidentet me tren janë të zakonshme në Pakistan, ku qeveritë e njëpasnjëshme i kanë kushtuar pak vëmendje përmirësimit të sistemit hekurudhor dhe të sinjalistikës.

Në vitin 1990, si pasojë e përplasjes së një treni me pasagjerë me një tren mallrash në jug të Pakistanin mbetën të vdekur 210 persona çka shënoi incidentin më të rëndë në historinë e vendit./VOA/

Të fundit

Nobelistja iraniane: Republika islamike nuk ka “asnjë të ardhme përveçse dështimit”

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, ka pretenduar se një konferencë e opozitës në Bruksel rishtazi lidhej me luftën...

“Nata e gjatë” e Fric Zelbman, një autopsi e kampeve të përqëndrimit nazist

Nga Leonard Veizi Në historinë e letërsisë gjermane të shekullit XX, figura e Fridrih Vilhelm “Fric” Zelbmanit shfaqet si një dritë e zymtë, por e...

Shpërtheu tre herë pas nisjes/ Raketa Starship përfundon me sukses mision testues

Pas një serie dështimesh gjatë vitit të kaluar, SpaceX ka realizuar me sukses fluturimin testues të raketës më të madhe ndonjëherë, Starship, duke shënuar...

Parashikimi i motit, 27 gusht 2025

Këtë të mërkurë, vlerat e larta barike që kanë përfshirë territorin shqiptar, pritet të sjellin mot të qëndrueshëm dhe rritje të temperaturave. Parashikohet që paraditja...

Konsumi i pijeve me gaz mund të shkaktojë rënien e flokëve, sipas studimit të ri

A mund të jetë konsumi i pijeve me gaz arsyeja pse po humbni flokët? Njerëzit që pinë më shumë pije me sheqer mund të kenë...

Lajme të tjera

Web TV