“Ndërkombëtarët duhet ta mbështesin Ballkanin”, mesazhi i shefit të OKB-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i OKB, thotë se komuniteti ndërkombëtar duhet të mbështesë Ballkanin. Në një konferencë shtypi mbajtur sot në selinë e OKB në Nju Jork, Guterres tha, se OKB do të jetë kooperativ me vendet e rajonit dhe do t’i mbështesë “për të luftuar ndarjet që ekzistojnë dhe për të ecur në procesin e integrimit europian”.

Sekretari i Përgjithshëm tha, se ndjek me shqetësim zhvillimet në Bosnjë Hercegovinë. “Bosnja dhe Hercegovina ka nevojë për komunitetin ndërkombëtar që të kapërcejë situatën mosfunksionuese politike, e cila nxit ndarjet”. Duke vënë theksin në rëndësinë e “pajtimit të vërtetë”, ai anoncoi vajtjen e tij në Bosnjë, në 25 vjetorin e masakrës së Srebrenicës në mënyrë që “ajo të mos përsëritet kurrë”.

Guterres vlerësoi rëndësinë që ka ngritja e një sistemi global për dënimin e gjenocideve dhe krimeve kundër njerëzimit. “Ne jemi ende larg një sistemi penal global. Por… është e rëndësishme që ne të mbështesim një sistem të tillë, që krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidet të mos mbesin pa u dënuar”.

Sekretari i përgjithshëm shtoi se “duhet të jemi kooperativ me të gjitha vendet e rajonit”,  dhe përshëndeti Borrellin, Përfaqësuesin e lartë të BE për politikën e jashtme, i cili e ka shpallur Ballkanin prioritet të punës së tij. Joseph Borrell do të vijë në Nju Jork në fund të këtij muaji, për here të parë në posti e ri. Mes të tjerash ai pritet të marrë pjesë në një takim të Këshillit të Sigurimit, në të cilin do të diskutohen marrëdhëniet midis OKB dhe Bashkimit Europian./DW/

Të fundit

10 gjëra rreth Tokës që, – ndoshta,  nuk i dinit

A është e vërtetë që ditët po bëhen më të gjata? Si ishte niveli i detit miliona vjet më...

Popullsia e BE-së rritje rekord, migrimi drej Europës çon në 450 milionë banorë në 2024

Migrimi drejt Bashkimit Evropian ka çuar popullsinë e tij në një nivel rekord prej 450.4 milionë banorësh në vitin 2024, duke kompensuar për të...

Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve tragjike! Kritika të forta për menaxhimin e krizës

Presidenti i SHBA, Donald Trump, mbërriti pasditen e sotme në Teksas, shteti që është zhytur në zi pas përmbytjeve të 4 korrikut, ku humbën...

Aksioni në Theth/ Një person me 400-500 mijë euro ndërton në tokë të vet dhe s’merr leje

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, njëkohësisht Drejtori i Shërbimit Social në Tiranë, Alfred Muharremi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, për të...

“Zaptim vend e pa vend”/ Braçe ‘shpërthen’ ndaj Bashkisë së Tiranës

Aksioni për lirimin e hapësirave publike duhet të ishte bërë me kohë dhe Këshilli Bashkiak duhet të merrte vendime në interes të qytetarëve, jo...

Lajme të tjera

Web TV