‘Gangsteri’ shqiptar që mbushi Anglinë me kokainë dhe hashash (Emri)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fation Dautaj, është 36-vjeçari shqiptar i cilësuar si person i rrezikshëm në Britani, i cili humbi në Komisionin e Apelit për Emigracionin Special. Sipas Ministrisë së Brendshme dhe Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) ai është cilësuar person i aftë për dhunë ekstreme dhe një anëtar me ndikim në një rrjet kriminal shqiptar me qendër në Londër i përfshirë në importimin e kokainës, prodhimin e kanabisit, trafikim të njerëzve dhe pastrimit të parave.

Sipas Express.co.uk, ai është një gangster, i pretenduar “pa gjurmë financiare” në Mbretërinë e Bashkuar që ka një “Piano Bar” në Shqipëri. Dauti, i cili njihet gjithashtu si Fation Dautaj, iu dha qëndrimi i përkohshëm në vitin 2012, sepse ai ishte i martuar me një shtetase të BE-së, letoneze. Ai u bë qytetar i përhershëm në gusht 2017, por “Home Office” e revokoi atë në shtator të 2019-ës, bazuar në inteligjencën nga NCA, e cila po hetonte rrjetin e tij, por nuk kishte qenë në gjendje ta akuzonte atë.

Dauti mohon përfshirjen në krim dhe argumentoi gjatë apelit që ai thjesht e njeh shoqërisht ose ishte në lidhje me disa anëtarë të tjerë të bandës që po hetohej. Këtu përfshihej kushëriri Alket Dauti, 33 vjeç, i cili u arrestua nga oficerët e NCA në qershor të 2018-ës në Penge, në jug të Londrës, dy muaj pasi u takua me Dautinm, para se të ekstradohej në Belgjikë në janar të vitit 2019 për të vuajtur një dënim prej 10 vitesh.

Të fundit

“Kosova është zemra e Shqipërisë”/ Tifozat Kuqezi ndezin Tiranën

Me këngë patriotike në sfond, brohorima dhe thirrjet “Kosova është zemra e Shqipërisë”, ka nisur në Tiranë festa e...

7 qershor 1905, si u bë shpërbërja e bashkimit Suedi-Norvegji

Përgatiti: Leonard Veizi Më vitin 1814 Norvegjia bashkohet me Suedinë nën një mbret. Në vitin 1905 Norvegjia shpall shpërbërjen e bashkimit. Ky është një nga rastet e...

Kronikë ëndrrash e darametesh!

Nga Agron Gjekmarkaj Prej muajsh ka rënë myshku mureve të “kronikës” e ndryshku mbi penën e saj! Një ëndërr mu faneps kësaj nate e cila...

Sir Kristofer Li, Kalorësi i Errësirës dhe legjenda e ekranit botëror

7 qershor 2015 Nga fushat e luftës te ringjet e Drakulës dhe galaktikat e Star Wars-it, një jetë më e pabesueshme se çdo film. Përgatiti: Leonard...

Mijëra tifozë nga Kosova drejt Tiranës për ndeshjen Shqipëri-Serbi

Dita e sotme ka krijuar një varg kilometrik në Rrugën e Kombit, ku me mijëra tifozë nga Kosova po vijnë drejt Tiranës për ndeshjen...

Lajme të tjera

Web TV