Kurti: Të hyjmë në BE si rajon i përbashkët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një deklaratë për mediat, pas përfundimit të samitit të Ballkanit Perëndimor.

Në fjalimin e tij, Kurti bëri me dije se ka propozuar një marrëveshje në Samit, se si mund të integrohen vendet e Ballkanit Perëndimor në BE, teksa tha se Serbia po mban peng veten e saj duke mos njohur Kosovën.

Sipas tij Bashkimi Evropian nuk është Evropë nëse nuk kompletohet me gjashtë vendet e Ballkanit.

“Meqenëse isha në një konferencë tjetër në Selanik përmes zoomit nga pallati i bridagave, Nismat e ndryshme I bëjnë bashkë liderët e Ballkanit për të sjellë në frymën e integrimeve europiane. Në fjalën time fillova duke konstatuar se përderisa 6 shtetet e BE janë në Europë, BE nuk është Europë pa u anëtarësuar edhe këto shtet. Shteti i Kosovës është shteti më pro europian në Europë dhe jemi të vendosur për të zbatuar reformat tona.

Nismat rajonale po ngecin për shkak se mungon njohja e Kosovës nga Serbia. Njohja do bënte që vendet të bashkëpunonin më shumë. Nuk mjafton vetëm tregu i përbashkët por që vlerat e BE të vendosen në raportet mes shteteve. Në fund dhashë një propozim si mund të ecim para. Kjo është marrëveshje e tregut. Për të organizuar samite të përbashkëta çdo tre vjet dhe në fund të kësaj dekade të ishim të gatshëm për integrim në BE. Ajo që është më e rëndësishme është së Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës për të pranuar aktualitetin real. Nuk ka më min-shengren. Ajo inciativa që më shumë ka qenë e lidhur me Novi-Sadin.

Tashmë është një çështje që trajtohen nga procesi i Berlinit me emër tjetër dhe koordinata të tjera. Kosova dhe Shqipëria nuk kanë nevojë për shumë mund që të jenë të koordinuara. Nuk shoh të ketë dallime sa i përket politikës së jashtme. Tregu i përbashkët rajonal është tashmë pjesë e procesit të Berlinit. Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë me qeverinë e ardhshme do kenë komunikim të dendur dhe strategji të përbashkët në shumë fusha jo vetëm atë të politikës së jashtme. Ka ekzistuar një lloj polemike.

Serbia duhet të shkëputet duke u distancuar nga regjimi i Millosheviçit duke qenë se nuk ka zgjidhje tjetër veçse të njihet pavarësia e Kosovës. Pavarësia e Kosovës nuk është e mirë vetëm për Kosovën por edhe për Serbinë se po mban edhe veten peng. Para 13 vitesh Kosova e ka shpallur pavarësinë ngë Serbia. Të kalohet nga Cefta në Sefta, Sefta është sipas modelit. Kjo është zgjidhja e duhur duke e ngritur ambiciet tona dhe bashkëpunimin rajonal”, u shpreh Kurti.

 

Të fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i qepës

Qepa, një ndër ushqimet më të përdorura në kuzhinën shqiptare e cila përtej ndjesisë së djegies ka edhe shumë...

Lija e majmunit, Shqipëria “e pastër”/ ISHP: Nuk ka asnjë rast të dyshuar

Në Shqipëri nuk ka të dyshuar për linë e majmunit. Por pas konfirmimit të rastit të parë në Kosovë  Instituti i Shëndetit Publik  ka...

Ilir Meta flet me simbolika nga burgu: Ç’tregon numri 5 i qelisë sime

Ilir Meta ka komentuar nga qelia zhvillimet e fundit në vend, ndërsa thotë se kauzat e forcës së tij politike nuk burgosen dot. Meta shprehet...

Fredi Beleri nuk e harron dot Himarën, ëndërron rikandidimin si kryebashkiak

U arrestua si kandidat për kryetar i Bashkisë së Himarës për blerje të votave dhe pas dënimit pa u liruar ende nga burgu u...

Pesë kategoritë që përfitojnë/ Qeveria shpërblim për 257 mijë familje në nevojë!

Në mbledhjen e qeverisë këtë të enjte (26 Dhjetor) u mor vendimi për dhënien e një shpërblimi fundiviti për 275 mijë familje dhe individë,...

Lajme të tjera

Web TV