Del ekspertiza/ Ish-shefi i antidrogës Rudolf Elezoviç është varë me 1 plumb në kokë para 10 ditësh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekspertiza ka konfirmuar se ish-shefi shqiptar i antidrogës në Malin e Zi, Rudolf Elezoviç është varë me 1 plumb në kokë para 10 ditësh.

Megjithatë mediet malazeze, bëjnë me dije se policia nuk ka gjetur armën me të cilën është vrarë apo gëzhojën. Pranë trupit nuk është gjetur asnjë provë në ndihmë të grupit hetimor.

Hetuesit dyshojnë se oficeri i antidrogës së Ulqinit dhe Tivarit është ekzekutuar në një vend tjetër dhe më pas është çuar buzë lumit Buna. Fillimisht u dyshuar se Elezoviç ishte vetëvrarë, por pas hetimeve dhe kqyrjes së plagës, u arrit në konkluzionin se ai ishte ekzekutuar. Anëtarët e policisë kufitare gjetën trupin e pajetë të oficerit të policisë në lumin Buna, zhdukja e të cilit u raportua më 27 maj.

Zhdukja e Elezoviç u raportua nga gruaja e tij, pasi ai humbi gjurmët mes kufirit ujor të

Shqipërisë me Malin e Zi në afërsi të Pentarit dhe Reçit në lumin Buna, ndërsa ka dyshime se ka bashkëpunuar më trafikantët për lejimin e kalimit të sasive të mëdha të drogës.

Elezoviç shërbeu si shef i policisë së Ulqinit për gati gjashtë vjet, deri në vitin 2014, kur u zëvendësua nga Sead Djozovic, ndërsa ka mbajtur edhe poste të përgjegjshme në sektorin e policisë kufitare.

Të fundit

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV