Krujë/ Po kontrollonte për drogë, policia gjen 2 armë zjarri të fshehura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Krujës ka vendosur në pranga shtetasin P. K., pasi këtij të fundit i janë gjetur dy armë zjarri dhe disa fidanë. Policia ishte duke vijuar kontrollet në zonën e Krujës, në zonat e pyllëzuara, shtëpitë e braktisura nga pronarët, por edhe në ish-repartet ushtarake.

Gjatë kontrolleve, policia është futur edhe në shtëpinë e P. K., i cili kishte fshehur në një fuçi metalike dy armë zjarri, më konkretisht 1 automatik dhe 1 pushkë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.
Kontrollet po zhvillohen në territor, në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve narkotike apo armëmbajtje pa leje.

Si rezultat i kontrolleve është vënë në pranga shtetasi P. K., banues në Fushë Krujë, pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur disa fidanë të dyshuar cannabis sativa, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Po si rezultat i kontrolleve në territor, në fshatin Brret, Krujë, në një zonë të pyllëzuar, janë gjetur të kultivuar fidanë cannabis sativa.

Gjithashtu, nga kontrolli në territor, në një fuçi metalike janë gjetur të fshehura dy armë zjarri, konkretisht 1 automatik dhe 1 pushkë. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave që kanë fshehur armët dhe të autorëve të kultivimit të fidanëve narkotikë.

Shërbimet policore po vijojnë pa ndërprerë kontrollin e territorit dhe të vendeve të dyshuara, me qëllim kapjen e personave që ushtrojnë veprimtari kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike ose armëmbajtjes pa leje.

Të fundit

Babai përdhunoi vajzën e tij 12-vjeçare, nëna: Ka abuzuar me të që kur ka qenë 5 vjeç

Një rast i rëndë i abuzimit seksual me të mitur është regjistruar në Patos. Një 12-vjeçare dyshohet se është...

Rama: Jemi shumë afër anëtarësimit në BE, plani i përbashkët do të realizohet plotësisht

Në një prononcim të shkurtër për mediat, në nisje të samitit BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, kryeministri Edi Rama theksoi se vendet e Ballkanit janë...

1 Korrik 1890 – Miratohet Akti Sherman kundër monopoleve

Ligji i parë federal në SHBA që synon të frenojë monopolin dhe konkurrencën e pandershme Një hap vendimtar drejt ekonomisë së lirë dhe mbrojtjes së...

Një vit pa Ismail Kadarenë! Gjinushi: Ndër figurat më të ndritura të kombit shqiptar

Një vit pas ndarjes nga jeta të shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, Shqipëria vazhdon të kujtojë me respekt dhe nderim figurën e tij...

Plas sërish sherri me Trump, Musk: Jetojmë në vendin e partisë së derrave të fëlliqur!

Shefi i X dhe Tesla, Elon Musk, ka bërë thirrje për themelimin e një partie të re në SHBA, që sipas tij do kujdeset...

Lajme të tjera

Web TV