Kapet me armë të ftohta në makinë, në pranga 21-vjeçari në Korçë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Korçës ka arrestuar një 21-vjeçar, pasi u kap duke lëvizur pa leje drejtimi dhe me armë të ftohta në mjetin e tij tip “Volkswagen”.

Policia e Korçës bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale A. B., 21 vjeç, banues në Korçë, i cili rezulton me precedentë të mëparshëm penalë. Gjatë kontrollit të riut, iu gjet dhe sekuestrua një shkop metalik, të cilin e mbante në mjetin me të cilin po lëvizte në lagjen nr. 6 në qytet.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 21 vjeç, banues në Korçë (me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit, rendit dhe sigurisë publike).

Ky shtetas është kapur nga Forcat Speciale “Shqiponjat”, në lagjen nr. 6, Korçë, duke drejtuar pa leje drejtimi një mjet tip “Volksëagen”, në të cilin gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një shkop metalik”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Të fundit

Mbetet në burg shefi i Policisë Rrugore në Tiranë

Apeli i GJKKO lë në fuqi masën e arrestit me burg për shefin e komisariatit të policisë rrugore Tiranë,...

Përplasja e fundit virtuale mes Elvana Gjatës dhe Dafina Zeqirit ndez rrjetin

Kënga më e re e Elvana Gjatës, “Lumja toka”, sapo ka dalë dhe ka bërë menjëherë bujë, jo vetëm për melodinë me motive shqiptare,...

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli do të xhirojnë së shpejti një film

Moderatorja Kiara Tito ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rapin dhe Elona Duron, ku ka ndarë me publikun disa...

FOTO/ Igli Tare zgjedh Italianon, por Bologna bëhet pengesë

Igli Tare pritet të bëhet zyrtarisht “djall”, por në Itali nuk kanë asnjë dyshim për këtë pjesë, thjesht është kohë, me ish futbollistin e...

Nesër Konferenca e Pestë ndërqeveritare, Rama kryeson delegacionin në Bruksel

Kryeministri Edi Rama do të kryesojë delegacionin shqiptar, në konferencën e pestë ndërqeveritare me Bashkimin Europian, e cila pritet të mbahet në Bruksel të enjten (22...

Lajme të tjera

Web TV