Këngëtari italian me orgjinë shqiptare, Ermal Meta, do të jetë pjesë e ceremonisë hapëse të Euro 2020, së bashku me tenorin e famshëm, Andrea Bocelli-n.
Ndeshja hapëse në “Euro 2020” do të jetë mes Turqisë dhe Italisë në “Olimpico” në Romë.
Andrea Bocelli do të këndojë legjendën “Nessun Dorma”, ndërsa këngëtari Ermal Meta do të performojë i pari në hapjen e ceremonisë që do të improvizohet në lokalin e “Olimpico”. 40-vjeçari shqiptar do të këndojë këngën “Uno”.
Ceremonia hapëse do të jetë e shoqëruar nga një koreografi e jashtëzakonshme, ku do të përfshihen dhe “Frecce Tricolori”, avionët që do të lëshojnë në qiell tre ngjyrat e flamurit italian të cilat do të mbulojnë gjithë stadiumin.
Hapja e ceremonisë zyrtare do të jetë sonte në orën 19:00./MCN. tv