Netanyahu humbet pushtetin pas 12 vitesh, kryeministri i ri Izraelit zotohet të bashkojë kombin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i ri i Izraelit Naftali Bennett është zotuar të bashkojë kombin e shkatërruar nga katër zgjedhje në dy vite bllokim politik.

Bennett tha se qeveria e tij do të “punojë për hir të të gjithë njerëzve”, duke shtuar se përparësitë do të ishin reformat në arsim, shëndetësi dhe shkurtimi i burokracisë.

Nacionalisti i krahut të djathtë do të drejtojë një koalicion të mbështetur dhe me votim nga deputetët të dielën.

Ai zëvendëson Benjamin Netanyahu, i cili u detyrua të largohej nga detyra pas 12 vjetësh.

Bennett, udhëheqësi i partisë Yamina, do të jetë kryeministër deri në shtator të 2023 si pjesë e një marrëveshje për ndarjen e pushtetit.

Ai pastaj do t’ia dorëzojë pushtetin Yair Lapid, kreut të partisë qendrore Yesh Atid, për dy vite të tjera.

Netanyahu – kryeministri më jetëgjatë i Izraelit – do të mbetet kreu i partisë së krahut të djathtë Likud dhe do të jetë udhëheqës i opozitës.

Gjatë debatit të së dielës në Knesset (parlament) në Jeruzalem, me zë sfidues Netanyahu premtoi: “Ne do të kthehemi”.

Koalicioni i ri u miratua në një votim të ngusht me 60-59, dhe një abstenim.

Pas votimit, Netanyahu shkoi tek Bennett dhe i dha dorën.

Në fjalën e tij, Bennett tha: “Kjo nuk është një ditë zie. Ka një ndryshim të qeverisë në një demokraci. Kjo është e gjitha.

Ne do të bëjmë gjithçka mundemi që askush të mos ketë frikë … Dhe unë u them atyre që synojnë të festojnë sonte, mos vallëzoni mbi dhimbjen e të tjerëve. /MCN.tv

 

 

Të fundit

I martuar dhe me fëmijë/ Habit Laert Vasili: Vjen e më thotë që është i yti, perlë…

I ftuar në “Live From Tirana” në Top Albania Radio, ka qenë aktori i njohur dhe njëkohësisht finalisti i...

“Uji i ftohtë” mbulohet nga inertet, banorët: Mbetjet janë hedhur qëllimisht

Një prej simboleve historike të Vlorës, i cili prej dekadash ka funksionuar, po shkon drejt mbylljes totale të tij. Burimi i ujit tek tuneli...

Islanda, Mali i Zi apo Shqipëria, cili shtet mund të anëtarësohet i pari në BE?

Në parashikimet se cili do të jetë shteti i radhës që do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, bastin mendojnë se e fitojnë ata që...

Rama: Do çmontohen çdo ditë platformat dhe strukturat pa leje

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh të qartë në lidhje me aksionin për lirimin e hapësirave publike në qytete, duke theksuar se ndërhyrjet...

Tarifat, goditje për prodhuesit e parfumeve në Francë

Kompania franceze Corania, nje biznes familjar 90-vjeçar po përballet me sfida të mëdha. Parfumeria, me bazë në Marsejë, është e shqetësuar pas vendosjes se tarifave...

Lajme të tjera

Web TV