Greqia i dhuron Shqipërisë vaksinat/ Manastirliu shpreh mirënjohjen: Mbërrijnë 20 mijë doza

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kanë mbërritur në Aeroportin Nënë Tereza 20 mijë doza të vaksinës Astrazeneca, dhuratë e  qeverisë së Greqisë për Shqipërinë.

Vaksinat u pritën në aeroport nga zëvendësministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini dhe ambasadorja e Greqisë Sofia Filipidhu.

Lajmin e mirë e ka bërë me dije ministrja e shëndetësisë, Ogerta Mnastilriu përmes një postimi në rrjetin e saj social e cila ka shprehur mirënjohjen Greqisë për mbështetjen, duke shtuar se qeveria shqiptare do të vijojë angazhimin pa u ndalur me planin e vaksinimit për mbrojtjen e jetës së çdo qytetari.

Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 956,250 doza të vaksinës anti-COVID dhe janë kryer në total 836,430 doza, prej tyre 332,173 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës ndaj COVID19.

 

Të fundit

2750 km me vrap nga Anglia në Shqipëri, sfida e ‘çmendur’ e Seb Ponarit

Nga Cambridge në Tropojë, 2750 km në 40 ditë të bëra në këmbë duke vrapuar, kjo është sfida e çmendur e ndërmarrë...

Gjatë natës shkëmbime raketash, ditën në plazh, jeta normale vijon në Tel Aviv

Në plazhet e Tel Avivit, jeta rrjedh me një normalitet të dukshëm, pavarësisht konfliktit të armatosur të vazhdueshëm me Iranin. Ka nga ata që ecin...

Nicolas Sarkozy përjashtohet nga Legjioni i Nderit

Ish-Presidenti francez, Nicolas Sarkozy është përjashtuar nga Legjioni i Nderit pas dënimit të tij tashmë përfundimtar me një vit burg për korrupsion. Kjo u raportua...

Trumpi është i fiksuar pas historisë së SHBA, por # ka nxjerrë mësimet e gabuara

Parada e tij pompoze e ditëlindjes është riinterpretimi i radhës që ai i bën të shkuarës amerikane. Do të bënte mirë të kujtonte se...

Vrasja e koloneli Thomson, sakrifica e parë për shtetin Shqiptar

Përgatiti: Leonard Veizi   Një krismë e vetme u dëgjua mes zallamahisë që kishte pushtuar Durrësin. Plumbi që përshkoi ajrin më 15 qershor 1914, do të shënonte jo...

Lajme të tjera

Web TV