Janë në sitën e OFL, e shkuara kriminale e pasanikëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Operacioni Forca e Ligjit ka vijuar edhe ditën e sotme, duke u shtrirë në qytetin e Durrësit. Përmes një deklarate për shtyp, Policia bën të ditur emrat e disa personave në qytetin bregdetar, të cilët janë të akuzuar për krim të organizuar dhe trafik të narkotikëve.

Anti-KÇK-ja iu ka dërguar kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, këtyre personave.

Dashamir  Gjoka.

Dashmir Gjoka ka rezultuar të jetë dënuar për veprat e shfrytëzimit të prostitucionit dhe trafik njerëzish gjatë 199 deri më 2001. Në 2017 atij i është bërë një atentat në  Durrës. Atentatorët kanë goditur me kallashnikov në drejtim të automjetit të Gjokës.

Nga hetimet e kryera, janë identifikuar dy vëllezër si autorë të atentatit. Gjoka ka patur të një konflikt i vjetër të periudhës së viteve 96- 97, me dajën e dy atentatorëve.

Emiljano Hysenaj.

Emiljano Hysenaj  u arrestua në 2018 nga policia gjermane si pjesë e një grupi prej 13 vetash të cilët u kapën 1,8 ton kokainë me vlerë tregu mbi 400 milion euro. Nga hetimet e nisura në Prill 2017 policia Gjermani arriti të zbulojë  Emiljan Hysenaj kishte rrolin parësor në këtë trafik.

Edlir Hysenaj

Edlir Hysenaj, banues në Durrës, me lidhje familjare me Emiljano Hysenaj, pasi dyshohet se gëzon pasuri të prejardhura nga krimi./Fjala.al

Të fundit

Tom Doshi debitor, nuk paguan faturat e ujit, UKT ultimatum

Ndërmarrja e UKT i është drejtuar me një shkresë Komisionit Qendrot të Zgjedhjeve, në të cilën e bën me...

Stuhia e fuqishme godet Greqinë, dëme në bujqësi dhe dhjetëra fshatra pa energji

Stuhia e fuqishme që goditi Greqinë perëndimore la pas shkatërrime të mëdha në disa qytete, me dëmet më të rënda të regjistruara në Korfuz,...

KQZ drejt vakancave, Kuvendi zgjedh anëtarët e rinj deri më 5 tetor

Kuvendi i ri, që pritet të konstituohet brenda 2 javësh, mes të tjerash duhet ta nisë punën me zgjedhjen e 5 anëtarëve të rinj...

Mbi 600 viktima nga tërmeti në Afganistan, dhjetëra shtëpi nën rrënoja

Më shumë se 600 persona dyshohet se kanë vdekur dhe mbi 1,300 persona të tjerë janë plagosur si pasojë e një tërmeti të fuqishëm...

Rama ndan pamje nga bukuritë e Lëpushës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, ka nisur muajin shtator me një mesazh reflektues dhe frymëzues për qytetarët, të shoqëruar me pamje piktoreske nga fshati malor i...

Lajme të tjera

Web TV